Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Debati për UFO-t, Trump: Kemi gjetur dokumente interesante, do publikohen shumë shpejt

schedule16:06 - 18 Prill, 2026

schedule 16:06 - 18 Prill, 2026

Donald Trump tha se Departamenti i Mbrojtjes do të publikojë shumë shpejt dokumente shumë interesante në lidhje me UFO-t.

“Siç e mbani mend, kohët e fundit i kam udhëzuar Sekretarit të Luftës… që të fillojë publikimin e dosjeve qeveritare në lidhje me UFO-t dhe fenomenet ajrore të pashpjegueshme. Ky proces është duke u zhvilluar mirë dhe duhet ta them se kemi gjetur shumë dokumente shumë interesante dhe publikimet e para do të fillojnë shumë, shumë shpejt”, thuhet në reagim.

Komentet e Trump vijnë mes presionit në rritje nga Capitol Hill për të zbuluar dosjet që lidhen me fenomene ajrore të paidentifikuara. Trump nuk ka thënë se beson që fenomenet janë me origjinë nga alienët.



Trump njoftoi në shkurt se i kishte udhëzuar Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth dhe zyrtarëve të tjerë të agjencisë që të fillonin shqyrtimin e dosjeve qeveritare që lidhen me “jetën aliene dhe jashtëtokësore”.

Njoftimi i shkurtit erdhi disa ditë pas komenteve të ish-Presidentit Barack Obama në një podcast se alienët ishin të vërtetë. Menjëherë pas paraqitjes së tij, Obama sqaroi se nënkuptonte “shanset janë të mira që të ketë jetë në univers” dhe se në fakt nuk kishte parë prova të jetës aliene ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!