Debati parlamentar mbi projektligjin për Teatrin Kombëtar solli përplasjen mazhorancë-opozitë që në nisje të saj. Pyetjet e shtruara nga opozita ministrja Kumbaro provoi t’i kalonte me një deklaratë, por kundërshtimi i përsëritur opozitës çoi në vendimin e kreut të Kuvendit për ezaurim konform rregullores të pyetjeve të shtruara.
Debati parlamentar i së enjtes mbi projektligjin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar nisi kështu…
Dyzetë ishin pyetjet e opozitës socialiste drejtuar ministrave përgjegjës…për të cilat mikrofonin e mori ajo e Kulturës, Mirela Kumbaro.
“Ajo godinë nuk i qëndron më kohës. Dhe sot gjejmë një mundësi për të bërë një teatër dinjitoz për Republikën, kur në fakt do themi si u la në atë gjendje për dekada të tëra”?
Ajo që u duk si përmbledhje e relacionit shpjegues të projektligjit nuk kënaqi pritshmëritë e opozitës, gjë e cila e çoi në debat me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi..
Me rinisjen e seancës, ministres Kumbaro I doli në krah kolegu i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.
Por përgjigjet e ministrit Ahmetaj ndaj pyetjeve të shtruara nuk u konsideruan të tilla nga opozita.
E cila vijoi me diskutimin e projektligjit në Parlament edhe pse 4 orë më vonë i gjithë kabineti, përfshi kreun e Kuvendit dhe vetë kryeministrin, të painteresuar në diskutim kishin lënë sallën.
Në mungesë të pranisë së ministrit konfirmues të ligjit, kryeministrit dhe gjithë kabinetit qeveritar, kreu i grupit parlamentar deokrat kërkoi ndërprerjen e seancës.
Gjë e cila nuk u pranua nga zv.kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi./abcnews.al