Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Debati për shkarkimin, Trumpin e tradhtojnë republikanët: Jo frikë, njerëzit të dinë të vërtetën

schedule18:27 - 13 Janar, 2021

schedule 18:27 - 13 Janar, 2021

SHBA është e ndarë për Donald Trump, por Presidentin edhe pak ditë në detyrë po e braktisin edhe republikanët. E ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit vijon debatin mbi fajësimin e tij për atë që ndodhi në 6 Janar, republikania Jaime Herrera-Beutler për shpreh për CNN se nuk ka aspak frikë dhe se do të votojë për fajësimin e Donald Trump.

“Unë nuk kam frikë aspak nëse vota ime për të fajësuar Presidentin Trump do të kishte pasoja. Ky vendim nuk ishte i bazuar në frikë për mua” tha ajo.

Lexo edhe: Brenda “zien” debati për fajësimin e Trump, por ja çfarë ndodh jashtë Kongresit në SHBA



Beutler njoftoi mbrëmë se do të votojë për të fajësuar Trump duke përmendur “prova të padiskutueshme”, mbi rolin e tij në trazirat e Kapitolit.

“Unë thjesht dua që njerëzit të dinë që kjo nuk ka të bëjë me zgjedhjen e palëve, kjo ka të bëjë me zgjedhjen e së vërtetës”.

Ajo është një nga pesë republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve që kanë deklaruar se do të votojë pro shkarkimit të Trump./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!