Debati për mesataren, Malaj: Mësuesia duhet të jetë si mjekësia, të garojnë ekselentët

schedule19:39 - 10 Qershor, 2022

schedule 19:39 - 10 Qershor, 2022

Ish-zevendës ministrja e Arsimit, Nora Malaj vlerëson se mësuesia duhet të jetë si mjekësia, ku të garojnë vetëm ekselentët. Në një intervistë me Juli Xhokaxhi në Radar Informativ, Malaj duke diskutuar çështjen e mesatares, tha se mësuesia përcaktohet në sistemin Master.

Sipas saj, kjo degë nga të cilët dalin ata që përgatisin brezat duhet të rregullohet me standardin e mjekësisë.

“Mesatarja nuk është standard i hyrjes. Standardi e vendos universiteti. nuk ëhstë armë nota mesatare. Sistemi ynë përbëhet nga tre nivele. Në nivelin Master ti e përfaqëson individin. Historia na ka treguar që jo të gjithë maturantët që skano shkëlqyer na kanë befasuar në universitet.

Kjo puna e mesatares për mua është asgjë. Në sistemin Barchelor mund të hyjë kushdo. Mësuesia ndahet në sistemin Master. Unë them që mësuesia duhet të jetë si mjekësia. Nuk është më profesion, por mision. I gjithë ky arnimi që ne bëjmë, nuk kemi rregulluar thelbi. Duhet të rregullohet me standardin e mjekësisë. Duhet të bëhet një politikë tjetër. Duhet parë që në krye të herës”, tha ai.

Malaj ka përshëndetur rikthimin e doktoratuarve, ndërsa shton se ka ardhur koha që të mos përsëriten më plagjiaturat. Ajo theksoi gjithashtu se Shqipëria është në nivele të dobëta të kërkimit shkencor.

“Lajm i mirë shumë, pas nëntë vitesh. Tani e dimë që nuk duhet të bëjmë më plagjiatura. Doktoratura nuk është qilim vetëm në vetvete i një individi. Doktoraturën e mbarojnë ata që kanë disa orientime në disa fusha. Nuk mund ta mbarojë kushdo. Në kërkimin shkencor ne jemi në fund”, u shpreh Malaj. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!