Debati për luftën e dytë botërorë në prag të 75 vjetorit të çlirimit u komentua në studion e “Provokacijas” së Mustafa Nanos me shkrimtarin Ardian Vhebiu. Sipas këtij të fundit Shqipëria ka trashëguar një histori që ka gënjyer me qëllim për luftën, por edhe sot çështjet historike bëhen sipas vijave të përcaktuara nga politika.
“Problemi ynë është se kemi trashëguar një historigrafi që ka gënjyer me qëllim për luftën. Nevoja për ta rishkruar të shkuarën për ta vënë në shërbim të të sotmes dhe e dyta për ta bërë që të ndjekë çdo ulje ngritje në të sotmen.
Një pjesë e njerëzve i kanë ato njohuri dhe ata e dinin që ata po gënjenin. Shumë njerëz sot e kanë bindje dhe përplasjet për çështjet historike bëhen sipas vijave të përcaktuara nga politika.
Ka njerëz që historinë e identifikojë me të vërtetën. Këta nuk lëvizin. Ka një lloj lufte që nuk ka lidhje me këtë që kërkoni ju. Ne dueht të biem dakord njëherë. Personazhe të ndryshme japin versionet e ndryshme për një ngjarje. Për luftën e dytë botërore rendi jo vetëm në Shqipëri është akoma edhe sot në fuqi. E para që duhet bërë është të rishikohen ato që kanë qenë gënjeshtarë të vërtetë.
Unë e di që ata nuk mund të identifikohen me krimet që kanë kryer nga një pjesë tjetër e pushtetit, nuk mund t’i dënojmë këta njerëz, nga ana tjetër krime janë bërë e mbuluar dhe viktimat janë në mos prezente i kanë lënë efektet”.
Për Vehbiun vendi ka nevojë për historianë të ëvrtetë që duhet të besohen dhe të kenë kaluar e integritetit
“Për mua kontributi i Enver Hoxhës në luftë ka qenë minimal, por unë nuk jam historian dhe mendimi im nuk ka rëndësi. Ne kemi nevojë për historianë të vërtetë që duhet t’u besojmë. Nuk ka njerëz të nderuar historianë, akademikë që kanë kaluar provën e integritetit dhe njerëzit t’i dëgjojnë”. /abcnews.al