Debati për inceneritorët, Rama sfidon Bashën me dorëheqje

schedule18:34 - 30 Nëntor, 2017

schedule 18:34 - 30 Nëntor, 2017

Kreu i opozitës Lulzim Basha dhe Kryeministri i vendit, Edi Rama, debatuan për rreth një orë gjatë seancës plenare të Parlamentit. Temat mbi të cilat u përplasën ishin të ndryshme, por ajo që dominoi debatin kishte të bënte me 3 inceneritorët, që sipas Partisë Demokratike do t’I kushtojnë xhepave të qytetarëve 400 milionë Euro. Rama më këtë rast sfidoi kryedemokratin me dorëheqjen, I cili u detyrua të pranonte se I kishte bërë llogaritë gabim, duke kërkuar ndjesë.

Amendamentet e demokratëve për buxhetin 2018, Edi Rama i konsideroi si një përsëritje e papërgjegjshme të programit elektoral të PD-së të vitin 2005.
Fjalët e Kryeministrit i dhanë udhë një serie replikash me kreun e opozitës, që zgjati për rreth 3 orë.
Kryedemokrati tentoi kundërsulmin, kur akuzoi kreun e qeverisë përsa i përket ndërtimit të 3 inceneritorëve, që sipas opozitën kapin vlerën e 400 milionë Eurove.
Rama kërkoi mbrojtjen e një tjetër opozitari, ish-ministrit të tij të Mjedisit, Lefter Koka, me të cilin ka vënë në punë një prej këtyre inceneritorëve.
I pakënaqur, Kryeministri ftoi rivalin e tij në një sfidë dorëheqjeje.
Basha nuk iu përgjigj konkretisht sfidës, por doli në foltore për të bërë llogaritë, ndonëse aritmetika nuk rezultoi pika e tij më e fortë./abcnews.al

 

https://youtu.be/7BNnOa7BQlU

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!