Debati për detin, Meta i përgjigjet Ramës: Nuk do të bëj asnjë tolerim

schedule19:20 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 19:20 - 28 Dhjetor, 2020

Në Shqipëri vijon debati për detin mes Presidentit, kryeministrit dhe opozitës pas zgjerimit të Athinës me 12 milje në Jon. Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për debatin për kufirin detar me Greqinë, përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi. Zëdhënësi i kreut të shtetit thotë se Ilir Meta nuk do të bëjë asnjë tolerim në këtë cështje.

Askush nuk duhet të ketë iluzionin se mund t’ju shmanget detyrimeve kushtetuese dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri. Sovraniteti dhe të drejtat sovrane të Shqipërisë janë të shenjta dhe askush nuk mund të guxojë t’i trajtojë si koncesionin apo tenderin e radhës. 

Çdo institucion kushtetues i Shqipërisë, institucion shkencor apo shoqëria civile, duhet të jenë të angazhuara për mbrojtjen e interesave kombëtare, të patjetërsueshme. Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk do të tolerojë, as më të voglën shkelje të Kushtetutës, ligjit apo një papërgjegjshmëri shtetërore të çdo niveli, të qëllimshme ose jo dhe që cenon interesat kombëtare. Shqipëria e para” shkruan ai.

Pas deklaratave të presidentit se nuk ka informacion lidhur me marrëveshjen që qeveria shqiptare ka me Greqinë për cështjen e detit, kryeministri Rama tha se mes të dy vendeve nuk është arritur asnjë marrëveshje prandaj do shkojnë në gjyq./ db/Abcnews.al