Debati me Thaçin, Berisha: Nuk i jap këshilla askujt

schedule22:20 - 7 Gusht, 2018

schedule 22:20 - 7 Gusht, 2018

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka asgjë personale me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Por, në një intervistë për mediat kosovare, Berisha e ka cilësuar si të mjerë atë që lan fytyrën me mbetjet e Beogradit.

Përmes një interviste për Radio Televizion Dukagjinin, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar debatin me Hashim Thaçin. Gjatë intervistës, Berisha ka mohuar dhënien e këshillave për presidentin e Kosovës dhe se nuk ka asgjë personale me të.

“Së pari Sali Berisha nuk i ka dhënë këshilla kujt, se këshilla u jap atyre që kërkojnë, kush më kërkon këshillë i jap mendimin. Sali Berisha ka bërë denoncime. Ato ç’ka unë kam publikuar ato janë denoncime. Së dyti, për sa i përket të gjithë këtyre të tjerave, nuk ka mjerim më të madh se të përpiqesh të pastrosh fytyrën me të lanat e kuzhinës së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!