Debati me Eneda Tarifën, Lindita Halimi flet për herë të parë dhe sqaron përplasjen mes tyre

schedule21:56 - 10 Prill, 2021

schedule 21:56 - 10 Prill, 2021

Besoj të gjithë e mbajnë mend debatin mes Eneda Tarifës dhe Lindita Halimi, por nëse e keni harruar po ua rikujtojmë ne.

Gjithçka ka nisur kur Eneda Tarifa fitoi festivalin e 54-t në RTSH me këngën “Përrallë”, me të cilën prezantoi Shqipërinë në Eurovizion. Fill pas kësaj fitore Lindita Halimi u shpreh publikisht kundër baladave, këngëve “depresive, dramatike dhe me britma”, që asokohe është marrë se i drejtohej pikërisht Enedës.

Për ironi të fatit, një vit më vonë Lindita Halimi u shpall fituese për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion me një baladë të titulluar “Botë” dhe Eneda nuk ia la mangut.  Tarifa i ktheu përgjigje të drejtpërdrejtë me një status ku përsëriti të njëjtat fjalë që Lindita ishte shprehur duke theksuar se bota është portokall.

Këtë të shtunë në emisionin Soiree me Jonida Shehun në ABC ka qenë e ftuar Lindita Hailimi, e cila përpos rikthimit në Këngën Magjike, vëshirësitë dhe paragjykimet që ka hasur në fillimet e saj, ajo ka folur për herë të parë edhe mbi këtë debat.

Këngëtarja u shpreh shumë e lumtur që më në fund ka rastin për ta sqaruar për herë të parë të gjithë debatin me Enedën, duke nënvizuar se nuk ka asgjë me të, por përkundrazi, e ka xhan.

“Nuk e kam pasur aspak atë temë. Domethënë nuk ka qenë tema që kam folur për Enedën. E di që më kanë shkruar në DM dhe më kanë thënë pse nuk vjen me një baladë për festivalin e radhës. Ju kam thënë që jam lodhur me balada dhe jam e re e dua të këndoj këngë ritmike. Ama nuk kam folur në vetën e parë, por kam folur në përgjithësi. Duket sikur e ka marrë si ofendim Eneda pastaj. Unë erdha me baladë se atë më kërkuan. Unë doja një këngë më shqip me elementë me tupana më happy, fun. Mirëpo më thanë ty balada të shkon e rri aty ku je. Dhe e mbajta dhe u mundova të bëja më të mirën. Dua ta sqaroj e njëherë nuk e kam pasur për Enedën”, është shprehur Lindita Halimi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!