Debati i Bebe Rexhës me të atin, flet psikologia

schedule22:49 - 1 Mars, 2019

schedule 22:49 - 1 Mars, 2019

Psikologia klinike Fleura Shkëmbi në studion e emisionit “Provokacija” ka komentuar përplasjen që Bebe Rexha ka pasur me babanë e saj pas publikimit të këngës së fundit.

Psikologia është shprehu se në rastin në fjalë shikon se mes tyre nuk ka komunikim, pasi sipas saj po të kishte komunikim nuk kishte pse bëhej debati publik.

“Pra këtu kemi përplasjen e dy brezave. Dhe kjo ndodh dhe nuk ka të bëjë nëse je në Shqipëri, Kosovë apo Amerikë. Gjithë mentaliteti është marrë me vete nga ai baba. Babai ka të drjtë deri-diku ta thotë atë dhe shpreh atë që mendon. Këtu unë shikoj që nuk ka komunikim mes të dyve, se nuk ka nevojë që të bëhet publike. Ndoshta unë po flas nga një koncept dhe nga një begraud shqiptar nuk po flas si amerikane. Në këtë rast babai është shqiptar dhe vajza amerikane. Këtu kemi një kërcitje të dy mendimeve të dy mentaliteteve. Nuk e mohoj dot se janë dy botë të ndryshme”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!