Opozita në Maqedoni vazhdon të kundërshtojë miratimin e ndryshimeve kushtetuese në kuadër të marrëveshjes me Greqinë, për çështjen e emrit. Në debatet parlamentare deputetë të opozitës i kanë kërkuar kryeministrit Zaev që të takohet me liderin e opozitës Mickovski, për të vendosur se si do të vijohet më tej.
Kanë vijuar të zbehta debatet në parlamentin e Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese që do të lejonin ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.
Deputetët e opozitës u përqendruan në Marrëveshjen e Prespës dhe referendumit ndërsa mazhoranca në mbështetjen e saj. Mbi 45 deputetë janë pjesë e listës në pritje për të marrë fjalën.
Deputetët e shumicës parlamentare të cilët mbështesin ndryshimet kushtetuese në fjalimet e tyre theksuan se pa zgjidhjen e problemit të emrit me Republikën e Greqisë, Maqedonia vetëm mund të ëndërrojë për anëtarësimin në BE dhe NATO.
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev u shpreh se deklarata e tij e një ditë më parë nuk duhej kuptuar si përpjekje për të ndërhyrë në punën e gjyqësorit, por si nevojë për falje dhe pajtim për të çuar para proceset eurointegruese të vendit. Ai i referohej zërave se nëse deputetë të opozitës mbështesin marrëveshjen e prespës, ata që u përfshinë në trazirat e 27 prillit të një viti më parë.
Deputeti i VMRO-së Jovanovski tha se kjo çështje nuk duhet t’i lihet deputetëve, por se Zaev dhe lideri i opozitës Mickovski duhet të ulen dhe vetë të bisedojmë për hapat e rradhës. Duke i‘u përgjigjur deputetit të VMRO, Zaev tha se gjithmonë ka qenë i gatshëm për dialog. Kryeministri Zaev pas referendumit kishte refuzuar takimin me liderin e opozitës, Mickovski fillimti të debateve në Kuvend për ndryshimet kushtetuese.
Ndërkohë kryetarit të VMRO DPMNE-së Mickoski, i është refuzuar kërkesa për të folur në Kuvend, sepse ai iu drejtua Talat Xhaferit me emër dhe jo kryetarit të Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit Xhaferi theksoi se Rregullorja për punimet e Kuvendit e detyron atë ti japë fjalën opozitës, por pala e interesuar duhet të drejtohet tek kryetari i Kuvendit, si institucion dhe jo tek Talat Xhaferi, si person./abcnews.al