Mandati i Olta Xhackës, përplasi sërish mazhorancës dhe opozitën në seancën plenare të kësaj të enjteje, edhe pse komisioni i Venecias, ishte i qartë, në argumentimin e tij se deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në mënyrë të caktuar.
Me mbërritjen në sallë të Sali Berishës, Flamur Noka dhe Asllan Dogjani tentuan disa herë të bllokojnë foltoren, ku nuk munguan as përplasjet fizike me gardën e republikës. Ku për këtë, Dogjani mori masë disiplinore…
Kërkesës së partisë demokratike që mandati I Xhacckës të futet në rend të ditës dhe të dërgohet në Gjykatën Kushtuese, socialistët iu përgjigjën me argumentat e komisionit të venecias.
Tek neni 20, pikërisht ky paragraf është hequr:
“Kushtetuta mund të përjashtojë disa çështje nga vendimmarrja parlamentare. Por nëse Kushtetuta shpall fuqinë e parlamentit për të vendosur – pra, për të votuar mbi një çështje të caktuar – përmbajtja e asaj vote duhet të përcaktohet lirisht nga secili deputet dhe nuk mund të imponohet”.
Tek neni 57, gjithashtu është hequr një pjesë. Për shembull, fjalia e dytë për mundësinë e referimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Ky paragraf thotë:
Në këtë mënyrë, parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por mund të votojë vetëm për çështje që bien brenda kompetencave të tij
Ndërsa ndryshe e intepreton Sali Berisha. Kryetari i Partisë demokratike thotë se Venecia i ka dhënë të drejtë opozitës dhe se mandati I Xhackës duhet të shkonte në Kushtetuese.
“Ju poshtëroni Kushtetutën, poshtëroni vendin, poshtëroni zgjedhësit dhe mbani këtu në mënyrën më të paimagjinueshme njeriun e ndëshkuar nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias. Pse ndodh kjo? Ky është një qëndrim ekstrem për të mbrojtur me çdo kusht vjedhjet, plaçkitjet që kanë bërë.
Pretendimet e opozitës mazhoraca I hedh poshte duke theksuar se se ka respektuar ndarjen e pushteteve dhe parimet e Kushtetutës, duke mos devijuan në këtë mënyrë as nga proceset ligjore.
Në opionin prej 15 faqësh të publikuar të martën, komisioni I venecias theksonte se Gjykata Kushtetuese nuk mund të imponojë votimin e deputetëve, dhe se ajo mund ta kishte shqyrtuar vetë mandatin e Xhackës pa kërkuar autorizim nga Kuvendi./abcnews.al