Debate për arrestimin e kreut të KEK në Kosovë, opozita akuzon qeverinë për përfshirje në skandal

schedule14:20 - 26 Prill, 2023

schedule 14:20 - 26 Prill, 2023

Arrestimi I kreut të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka shkaktuar debate të forta në parlamentin e kosovës. Opozita hodhi akuza të forta ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin kurti, duke pretenduar se ka keqpërdorur miliona euro.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e cilësoi kryeministrin si kreun i të korruptuarve.

“Po flasim për një model të veçantë, modeli i korrupsionit të Lëvizjes Vetëvendosje njihet dhe quhet lidhje e shkurt korruptive. Si ndodh kjo, kur një bord ku ka shumë interesa financiare vendosën dostat e vendimmarrësve, kryeministrit që personalisht i ka intervistuar këtë. Ju lutem kuptoni pak pse kryeministri del në foltore e mbron dostin dhe jo prokurorin. Kuptoni pak, vendimmarrësit e tyre e kanë përcaktim lidhjen e shkurt si model të korrupsionit.”

Komentet e haradinaj sollën reagimin e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.Mirëpo haradinaj nuk e lëjoi atë të fliste.

“E nderuar ministre nëse keni diçka për të thënë e keni foltoren kur të keni radhën ven këtu. Respektoni pak pozitën e juaj” 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nga foltorja ka akuzuar Kurtin që ka keqpërdorur sektorin e nergjisë për përfitimet e veta.

“Janë befasuese sjelljet e shumicës e të kryeministrit sepse në çdo vend normal në momentin kur bëhet publik lajmi i arrestimit të shefit të energjisë së Kosovës, që ka qenë shef për energji në LVV, në atë moment një kryeministër do të duhej të kërkonte shkarkimin imediat sepse kjo është postulat ligjit e kushtetues. Ne nuk e kemi pasur këtë situatë, është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë”

Mirëpo akuzat e opozitës janë hehur poshtë nga Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Ajo tha se opozita e përdorën “thirrjen e mikut”, duke aluduar prokurorinë që sipas saj ka ende nën ndikim për të arrestuar Krasniqin.

“Analiza e thjesht e arsyetimit për këtë debat parlamentar nga ana e opozitës, e cila edhe një herë fatkeqësisht mban nënshkrimin e ish ministrit të drejtësisë së kësaj opozita e arsyeton mungesën e kredibilitetit dhe mungesën e drejtësisë në vend. Në arsyetimin e saj opozita është thirr në shqetësimin e thellë që ata e kanë për tendencat e kinse pozitës për të ndërhyrë në punën dhe institucioneve të pavarura të drejtësisë. Por çka po ndodh sot, opozita po mundohet të shfrytëzojë mekanizmin në të cilin ende e kanë ndikimin e tyre, atë të prokurorisë, duke kthyer sallën e Kuvendit në gjykatore.”

Nagip Krasniqi, anctar i Lëvizjes Vetëvendosje, i vendosur në krye të KEK-ut, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale, nën akuzat për “Keqpërdorim tëpozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimit të ndikimit” dhe “Konfliktit të interesit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!