Ka nisur me diskutime seanca e radhës parlamentare në Kuvend.
Gjatë fjalës së tij Taulant Balla i është përgjigjur deputetit Gazment Bardhi, i cili kanë kërkuar që kryeministri të jetë në interpelancë për çështjen Beccheti. Balla e ka konsideruar një shpifje akuzën, ndërsa shtoi se kërkesa duhet të jetë me fakte që mbrojnë interesin publik dhe jo të bazuara në shpifje.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali sqaroi se interpelanca është kërkesa më shkrim mbi motive synime apo qëndrime lidhur me aspekte të rëndësishme dhe se duhet të ketë fakte konkrete dhe jo të paqena dhe të pabazuara.
“Do diskutohen interpelanca që janë të bazuara në fakte”, tha më tej Spiropali.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndërpreu seancën duke kërkuar pesë minuta pushim, pasi deputetët e opozitës bllokuan Foltoren. Fillimisht ishte deputeti Flamur Noka i cili reagoi ashpër gjatës fjalës së tij, edhe pas paralajmërimit të kryetares së Kuvendit, për heqje të së drejtës së fjalës, pas ofendimeve të bëra nga ana e tij.
Pjesë nga diskutimi
Elisa Spiropali: Do t’ju jap masën e heqjes së të drejtës së fjalës. Kërkuat fjalën, ua dhashë fjalën me mirëbesim. Kjo nuk është për procedurë. Nuk mund të fyeni as kryetaren e Kuvendit, as ministra e deputete. Nuk e keni fjalën. Uluni në vend zoti Noka, mos e prishni seancën. Lironi Foltoren zoti Noka, foltorja nuk është e juaja.
Megjithëse kryetarja e Kuvendit i tërhoqi vëmendjen, Noka vazhdoi të mbante të bllokuar Foltoren
Saimir Korreshi: Jepini fjalën të mbarojë. Opozitës e mira është që mos ia ndërprisni kurrë fjalën. Nuk e dimë çfarë ka ndodhur këtë javë, thonë në fjalë korridoresh që ju kanë “shkulur veshin”. Keni ndryshuar nga java në javë.
Deputetja e PD Ina Zhuna ka kërkuar një interpelancë më Ogerta Manastirliun lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Vëmendje pritet të marrë edhe Komisioni i Venecias pasi opozita ka paralajmëruar se do ta sjellë edhe në seancë parlamentare.