Debate në parlamentin grek para ratifikimit të marrëveshjes së Prespës

schedule14:45 - 23 Janar, 2019

schedule 14:45 - 23 Janar, 2019

Vijojnë debatet në parlamentin e Greqisë rreth ratifikimit të marrëveshjes së Prespës. Mediat greke raportojnë se kohëzgjatja e seancës do të varet nga numri I deputetëve që do të kërkojnë fjalën. Edhe pse për ratifikimin nuk duhet një shumicë absolute, mediat greke shkruajnë se sipas parashikimeve marrëveshja do të miratohet me të paktën  151 vota duke pasur parasysh deklaratat e fundit të pjesës më të madhe të deputetëve.

Ndërkohë kryetari i Demokracisë së re, Misotakis deklaroi se partia e tij do të bëjë të pamundurën që marrëveshja e Prespës mos të ratifikohet në parlament. Lideri i opozitës u bëri apel deputetëve që të kenë kujdes me votën e tyre pasi do të përballen me ndërgjegjen e tyre dhe historinë në të ardhmen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!