Mbledhja e Komisionit të Ekonosmisë është shoqëruar nga debatet mes zv/ministrit të Infrastrukturës Ilir Bejtja dhe deputetit demokrat Edmond Spaho.
Spaho ka thënë se 1 km rrugë ka kushtuar 20 milionë euro, gjë që Bejtja e cilësoi si të pavërtetë.
Pjese nga debati
Spaho: Me 20 mln euro kilometrin
Bejtja: Është gënjeshtër
Spaho: Po pse nuk ka ardhur ai po ka ikur
Bejtja: Asnjëherë nuk ka pasur 1 km 20 mln euro
Spaho: Po mirë ka qenë 19. Po personi që u përpoq të përfitojë në mënyrë abuzive a është në arrati?
Deputeti demokrat ngriti gjithashtu dyshime se inflacioni mund të jetë më i lartë nga shifrat që raporton INSTAT dhe ngriti pyetjen pse qytetarët nuk kompesohennë masën e duhur.
“Pyetje që shtroj unë është a është vërtet inflacioni aq sa në thuhet 6.8%. Mesa di unë indeksi i çmimit të ndërtimit që na jepet nga INSTAT nuk është në këto kufi, atëherë në pse i kompensojmë kaq. Nëse këto shifra janë të vërteta, pse nuk kompensojmë edhe qytetarët me të njëjtën masë. Psh pse nuk i kompensojmë çmimin e karburantit”, tha Spaho. /abcnews.al