Debat për buxhetin e vaksinave, Manastirliu “merret në pyetje” nga opozita: Fondi, 2.7 mld lekë

schedule10:17 - 8 Nëntor, 2021

schedule 10:17 - 8 Nëntor, 2021

Në fokus të diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë ka qenë buxheti i parashikuar për vaksinimin e popullsisë dhe përballjen me COVID. Deputetët e opozitës i kanë drejtuar një sërë pyetjesh ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, konkretisht për buxhetin që është planifikuar për vaksinimin masiv. Ministrja tha se buxheti për programin e vaksinimit është 2.7 miliardë lekë. Seanca dëgjimore është thirruar nga opozita për shqyrtimin e investimeve të parashikuara dhe buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022.

Diskutimet në komision:

Manastirliu: Rreth 420 milionë lekë shkojne për qendra sociale dhe ndërmarrje sociale që aktivizojnë në territor shërbime të reja sociale për grupe të rriskuara. Do kemi vëmendje të posaçne, 1 miliardë e 25 milionë lekë për programin e riintegrimit për të përndjekurit politikë. Ky është buxheti më i lartë historik për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, rrit mburojën sociale për shtresat në nevojë.

Arbri Agalliu: Në buxhet a përfshihet dhe shpenzimi për vaksinimin apo vetëm investim në strukturën spitalore dhe në të gjithë pjesën e shëndetësisë. Do doja të dija sa i përket infrastrukturës dhe pjesës së vaksinës? E dyta përmendët pjesën e rritjes së pagës me 6%, edhe Pd e inkurajon fort rritjen e pagave, por me këtë përqindje është ofenduese për pjesën e shëndetësisë. E gjithë trupa e mjekëve në këto vite është në një presion të madh dhe kjo rritje 6% kur çmimet rriten shumë më shumë sesa kaq, kur kemi një rritje të largimit të mjekëve… Këtë rritje pagash e shikoj jo të përshtatshme në këtë masë. A keni numër të saktë të mjekëve dhe infermierëve të larguar në këto 2 vitet e fundit nga vendi dhe si do e plotësoni këtë vakum?

Manastirliu: Do doja të bëja dhe një përmbledhje për fokusin e buxhetit. Programi që i përket shëndetit publik dhe që orienton zbatimin e programit të vaksinimit është ën vlerën 2.7 miliardë lekë dhe është zë specifik për vaksinimin e popullatës. Programi i vaksinimit është 2.7 miliardë lekë dhe këto fonde janë në dispozicion vetëm të këtij programi. Buxheti për vaksinimet nuk është pjesë e buxhetit për investimet. Pa përfshirë mbi 2 miliardë lekë fondet e investimeve, rreth 900 milionë lekë për përgjigjen ndaj covid. Dua t’u siguroj se buxheti i vitit 2022 është buxhet që adreson sfidat e pandemisë dhe mësimet e mësuara dhe patjetër që mbështet zbatimin e programeve si përgjigje ndaj covid, sakaq vijon investimet në sektor, në mënyrë që të shkojmë drejt vizionit për transformimin e sistemit shëndetësor. Rritja e pagave është e përvitshme. Qeveria jo vetëm që ka në fokus rritjen e pagave për të gjithë sektorët, por mbi të gjitha te mjekët, vëmendja jonë ka qenë e targetuar çdo vit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!