Debat në “Log.”, Prençi: Ç’lidhje ka Ministria e Bujqësisë me ushqimet! Ademi: Biznesi do dhurojë misër

schedule22:27 - 11 Janar, 2021

schedule 22:27 - 11 Janar, 2021

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi dhe këshilltari i presidentit për emergjencat Shmesi Prençi janë përfshirë në një debat lidhur me reagimin e qeverisë ndaj përmbytjeve që kanë përfshirë disa zona në vend pas reshjeve të shiut ditët e fundit në vend.

Duke folur në “Log.” Ekonomi tha se janë dërguar pako ushqimore në zonat e prekura duke sjellë reagimin e Prençit i cili se kjo pjesë nuk i përket ministrisë së Bujqësisë.

Ekonomi nga ana tjetër shtoi se ditën e nesërme do të dërgohet furnizim me misër në disa zona në Shkodër. Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi deklaroi se ka marrë informacion nga zv. ministri i Bujqësisë sipas të cilit një biznes do të ndihmojë me misër disa familje në Shkodër.

Pjesë nga debati

Ekonomi: Janë evakuar 12 familje në Shkodër. Janë dërguar pako ushqimore në Lezhë dhe Durrës, nesër shkojnë në Shkodër.

Prenci: Ç’lidhje ka ministrja me pakot ushqimore. Do shkojnë Dhimo Kote nesër të hartojë një plan për pas 10 ditësh. Nesër thotë do shkojnë. Ata janë evakuar prej 7 ditësh

Ekonomi: Nuk e zgjidhim dot këtë situatën kështu. Nesër do çojmë në Shkodër misër për ata që janë të prekur.

Ademi: Unë sot pasdite e kam pasur një komunikim me zv. ministrin e Bujqësisë dhe kishte gjetur mundësinë për të ndihmuar përmes një biznesi një familje me misër. Është ndihmë edhe ajo. Ne kemi nevojë.

Ajo që po punojmë tani, i kemi përfunduar tashmë dhe nesër do vazhdojmë shpërndarjen për atë sasi që është siguruar nga zoti zv. ministër. Kanalet e treta kulluese pastrohen nga bashkitë. Unë mendoj që mungojnë investimet në hapjen e kanaleve të para kulluese. Janë bërë investime nga qeveria por Bashkia e Shkodrës nuk ka qenë përfituese.

/mv.abcnews.al