DEBAT në “Byro Politike”, Stroni-Binos: Sot tek “Iraniani” ka pasur mjekë të infektuar

schedule22:26 - 24 Qershor, 2020

schedule 22:26 - 24 Qershor, 2020

Emisioni “Byro Politike” me gazetaren Juli Xhokaxhi, këtë të mërkurë, ka patur temë diskutimi bashkëjetesën me Covid-19 në vend.

Ditët e fundit rritja e rasteve me koronavirus dhe sidomos infektimi i personelit mjekësor në QSUT, por edhe qendra shëndetësore, ka ngjallur debat në studio mes mjekut Gent Stroni dhe Shefes së Epidemiologjise në ISHP, Silva Bino.

Për Binon të infektuarit në QSUT nuk mund të konsiderohen vatër infeksioni, gjë që ka sjellë reagimin e mjekut Stroni, i cili e ka konsideruar vatër QSUT, bashke me qendrat shëndetësore. Kjo situatë ka shkaktuar debatin mes Binos dhe Stronit.

Gjatë debatit, Stroni deklaroi se ditën e sotme ka patur të infektuar të tjerë nga radhët e personelit shëndetësor, në qendrën e specialiteteve tek Spitali Iranian, që do të thotë se infektimi tek personeli shëndetësor vazhdon.

Debati:

Gent Stroni: Për mua ngelet vatër infeksioni është e madhe apo është e vogël kjo mbetet për tu diskutuar.

Silva Bino: Ishte vatër infeksioni , nuk është

Gent Stroni: Atëherë unë po të them që ditën  sotme, te qendra e specialiteteve në Spitalin Iranian ka pasur të infektuar të tjerë me koronavirus, mjekë dhe infermierë, vërtetoje këtë që po të them unë. Po të duash unë të them edhe emra.

Silva Bino: S’ka nevojë të nxjerrësh emra, se je mjek dhe nuk duhet ta bësh këtë gjë.  Qetësohu Genti. Unë personalisht unë kam një preokupim të madh që kontrolli i infeksionit duhet të jetë dicka tepër e rëndësishme. Dua të them që njësitë spitalore kanë njësitë e tyre të kontrollit të infeksionit. Instituti udhëzon dhe shpesh kryen edhe auditivin dhe japin sugjerime të ndryshme.

Ndërkohë, e pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi për shifrat e sakta të personelit shëndetësor të infektuar, Bino deklaroi se aktualisht janë 150 persona të infektuar nga radhët e personelit shëndetësor ku vetëm 50 persona ndodhen në QSUT.

Juli Xhokaxhi: Pse nuk jepen shifra të sakta se sa % e stafit mjekësor është prekur në vendin tonë?

Silva Bino: Ne i kemi dhënë shifrat e sakta, janë 150 punonjës shëndetësor ku brenda QSUT janë 50 staf të prekur nga infeksioni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!