“Debat familjar” në Poloni për shkak të pritjes së emigrantëve

schedule15:12 - 5 Janar, 2018

schedule 15:12 - 5 Janar, 2018

Kryeministri polak Mateus Moraviecki dhe babai i tij deputet si dhe kryetar i dhomës së ulët të parlamentit në vend, janë përfshirë në debat për sa i përket cështjes së emigrantëve.
Një debat familjar mund të konsiderohet ai në Poloni për sa i përket pritjes së emigrantëve në vend. Kornel Moraviecki, deputet dhe kryetar i dhomës së ulët të parlamentit, si dhe babai i kryeministrit aktual Mateus Moraviecki, në intervista të ndryshme mbështeti idenë e pranimit nga ana e Polonisë të 7 mijë refugjatëve të cilët nuk kanë pse të përbëjnë një problem për vendin. Ai tha se djali i tij është bindur që të pranojë në Poloni një grup të vogël emigrantësh. Por kryeministri polak, nga ana e tij përgënjeshtroi babain e tij duke u shprehur se e njihte shumë mirë deputetin në fjalë. Ai shtoi se babai itij mund të kishte mendime interesante dhe radikale por ato nuk mund të ndryshonin qëndrimin e qeverisë që ai drejton. Kryeministri këmbënguli se motoja e ekzekutivit të tij është: të ndihmojmë vendin dhe të krishterët në radhë të parë pasi ata vuajnë më shumë.
I pyetur nëse ekzistonte ndonjë mundësi për refugjatët që synojnë të qëndrojnë në Poloni, kryeministri tha se nëse do të ndodhte ai do e lejonte vetëm me një kusht: që brenda pak kohësh të ktheheshin në vendet e origjinës.
Edhe zëdhënësja e qeverisë polake përgënjeshtroi deklaratat e babai të kryeministrit duke thënë se deputeti Kornel Moraviecki ka të drejtë si deputetët e tjerë të shprehë mendimin e tij. Por ky mendim nuk ndikon në qëndrimin e qartë të qeverisë ndaj çështjes së emigrantëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!