Mathijs De Ligt dhe Milan Skriniar janë dy nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë dhe padiskutim, më të talentuarit. Në Serie A, është shumë e vështirë të luash në prapavijë, pasi futbolli italian ka qenë gjithmonë i fokusuar faktikisht dhe te lufta e ashpër sportive.
Edhe De Ligt, edhe Skriniar, kanë bërë paraqitje të mira këtë sezon dhe jo më kot, janë ndër emrat e parë kur flitet për merkato. Një skuadër që po vuan në mbrojtje, është Barcelona. Umtiti pritet të largohet, por dhe Lenglet nuk ofron siguri. Për të mos përmendur Pique, që i ka lënë pas vitet më të mira.
Barcelona ka bërë gati ofertat për De Ligt dhe Skriniar, pasi tenton të rinovojë dyshen e qendrës së mbrojtjes dhe të ndërtojë një “mur” për shumë vite të ardhshme. Do të ishte një investim i zgjuar, por as Juventusi, e as Interi, nuk do të dorëzohen lehtë për “diamantet” e tyre./abcnews.al