Sondazh

 

De La Fuente, historia e një fituesi/ Tekniku i Spanjës mori trofeun e radhës, këtë herë Botërorin

schedule12:45 - 21 Korrik, 2026

schedule 12:45 - 21 Korrik, 2026

Është padyshim personifikimi më i mirë i këtij profili. Nëse do të kërkonim një personazh që të mishëronte trajnerin fitues, nuk do të gjenim më të saktë sesa Luis de La Fuenten.

Njeriu i stolit i Spanjës kurorëzoi një karrierë të shkëlqyer prej pak më shumë se një dekade, duke arritur kulmin, me triumfin në Kupën e Botës.

Në moshën 65-vjeçare po fiton me shpejtësi kohën e humbur, ndërsa deri sa ishte 54 vjeç thuajse nuk e njihte kush. Gjithsesi, Federata Spanjolle e Futbollit ia dha besimin, të cilin ai ia ktheu me kamatë, madje tepër të lartë.



Në 2015 fitoi titullin e parë me “Furitë e Kuqe”, Kampionatin Europian U19 në finalen ndaj Rusisë luajtur në Katerini të Greqisë, dhe të marrë me shifrat 2-0.

Katër vjet më vonë u përsërit I artë me triumfin në Kampionatin Europian U21. Në stadiumin e Udines, në Itali, yjet spanjollë mundën 2-1 Gjermaninë.

Në atë kohë nisën shkëlqimin të tillë sio Fabian Ruiz dhe Dani Olmo që shënuan golat. Sipas radhës kronologjike, erdhi një dështim nga të rrallët, edhe pse për De la Fuenten dështim do të thotë një finale e humbur.

Kjo ngjau në Lojrat Olimpike në Tokio në 2021, kur Brazili fitoi 2-1 ndaj Spanjës së tij U23, edhe kjo pas kohës shtesë në Jokohama.

Sulmuesi I sotëm I “Furive të Kuqe”, Ojarzabal, shënoi golin e vetëm. Në 2023, trajneri u kthye tek medalja e artë, duke fituar Ligën e Kombeve, pas një finaleje tepër të vështirë kundër Kroacisë, të vendosur vetëm nga gjuajtjet e penalltive.

Që nga ajo kohë, finalet ishin të përvitshme, madje të mëdha. Në Euro 2024, Spanja e De la Fuentes triumfoi me meritë të plotë, edhe pse pati fat në çerekfinalen ndaj Gjermanisë.

Titulli u arrit me finalen në Berlin ndaj Anglisë. Në 2025, erdhi dështimi i dytë, por sërish një finale.

Portugalia e Kristiano Ronaldos fitoi Ligën e Kombeve përballë spanjollëve, në “Alianc Arenë” të Mynihut pas penalltive, pasi 120 minuta u mbyllën 2-2.

Kjo e Botërorit ishte lavdia e fundit në radhë, ndonëse nuk pritet të jetë e fundit në karrierën e trajnerit fitues Luis De La Fuente./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!