De Jong: Tani na duhen dy “remuntada”, PSG na dominoi në pjesën e dytë

schedule23:41 - 16 Shkurt, 2021

schedule 23:41 - 16 Shkurt, 2021

Barcelona nuk arriti t’i bëjë ballë PSG sonte dhe përfundoi e mundur me shifrat 1-4, duke pësuar një humbje shokuese, që i jep shumë pak mundësi për të kaluar në fazën tjetër.

Pas ndeshjes për mediet foli Frenkie De Jong. Holandezi u shpreh se Barça luajti mirë vetëm në sulm, teksa ai nuk dorëzohet dhe shprehet se do tentojnë “remuntadan” në Paris.

“Në Paris (ndeshjen e kthimit) do të provojmë përmbysjen. Tani duhet duhet të kthejmë rezultatin në Copa del Rey dhe në Champions League.

Ne patëm një fillim të mirë sonte, por në pjesën e dytë të ndeshjes PSG ishte superior ndaj nesh. A mund të gjejmë një zgjidhje për problemet aktuale? Ka gjithmonë zgjidhje”, ishin fjalët e De Jong pas ndeshjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!