Me një paraqitje unike, Manchester City shkatërroi 6-2 Luton në transfertë për të kaluar në raundin tjetër të FA Cup.
Erling Haaland mund të ketë qenë ylli absolut me pesë golat e tij që shënoi, por De Bruyne ishte pas norvegjezit, pasi e përfundoi ndeshjen me 4 asistime. Të dy bënë atë që donin, me De Bruyne që provoi edhe një herë klasin e tij dhe armën e tij unike që ka, asistimin.
Me katër asistimet e tij kundër Luton, De Bruyne e çoi numrin e tij të asistimeve në 11 në total deri më tani për këtë sezon, duke qenë më i miri te Manchester City në të gjithë kompeticionet.
Megjithatë, nuk është ndonjë habi e madhe fakti se De Bruyne ka 11 asistime, por ajo që bën më shumë përshtypje është se mesfushori belg ka luajtur vetëm 12 ndeshje në këtë sezon, pasi më parë ishte duke u rikuperuar nga një dëmtim i rëndë që pësoi në finalen e madhe të Champions League kundër Interit./ h.ll/abcnews.al
Kevin De Bruyne has most assists (11) for Man City in all competitions this season.
He has played just 12 games! ?
The King is Back! ? pic.twitter.com/7jwFhl7xvz
— City Chief (@City_Chief) February 27, 2024