De Boer: Tifozët të dashuruar pas kësaj Holande, do ndjek rrugën e Koeman

schedule17:43 - 26 Shtator, 2020

schedule 17:43 - 26 Shtator, 2020

Frank De Boer është prezantuar si trajneri i ri i Holandës. Ish-kapiteni i “Tulipanëve” firmosi një kontratë 2-vjeçare dhe foli në konferencën për shtypin rreth planeve të tij, futbollit që do të aplikojë, duke deklaruar se do të ndjekë rrugën e paraardhësit Roland Koeman.

Unë kam shumë ngjashmëri me Koeman dhe dua të vazhdoj rrugëtimin e tij. Ai ka zhvilluar një punë shumë të mirë në dy vitet e fundit. Do të ishte çmenduri nëse papritmas do të thoja se do të ndryshoj sistemin e lojës të kombëtares.

Sigurisht që do t’i bëj një telefonatë, është ndër gjërat që dua të bëj. Do bisedoj me të dhe jam i gatshëm ta dëgjoj me kujdes. Holandën e pret një e ardhme e ndritur, kemi një grup të mirë lojtarësh dhe një skuadër po kaq të mirë.

Paraqitjet dhe rezultatet kanë qenë të shkëlqyera, tifozët janë dashuruar edhe më shumë me djemtë dhe duam të vijojmë të bëjmë mirë“, u shpreh trajneri i ri i kombëtares së Holandës, i cili do të debutojë në stol në miqësoren e 7 tetorit kundër Meksikës në “Johan Cruyff Arena”. /abcnews.al