Wisner pas takimit me kryeparlamentaren Nikolla: Parlamenti funksional sa më shpejt!

schedule15:22 - 11 Mars, 2024

schedule 15:22 - 11 Mars, 2024

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, David Wisner u takua sot me Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

Në fokus të takimit ishte angazhimi i Shteteve të Bashkuara për forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë si dhe për shtetin e së drejtës dhe përpjekjet e saj kundër korrupsionit ndërsa ajo përparon në integrimin e saj euroatlantik.

“Një Parlament plotësisht funksional, ku përfaqësuesit e zgjedhur punojnë në mënyrë konstruktive në emër të popullit, është vendimtar për të përmbushur të gjitha këto objektiva”, ka theksuar Wisner.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!