David Trezeguet, “bomberi” i Juventusit dhe i papëlqyeri i Domenech

schedule15:11 - 21 Prill, 2023

schedule 15:11 - 21 Prill, 2023

Përktheu Hergi Llupi

Shumë e konsiderojnë atë si një nga sulmuesit më të mëdhenj dhe më pjellorë të brezit të tij.

David Trezeguet, i lundur më 15 tetor të vitit 1977 në Rouen, Francë, është një ish-futbollist profesionist francez me origjinë argjentinase. Ai luajti si sulmues për shumë klube, duke përfshirë Juventusin dhe kombëtaren e Francës.

Ai filloi karrierën e tij profesionale në Platense, ku u bashkua si fëmijë dhe luajti për dy sezone. Më pas ai u transferua te Monaco, ku fitoi dy tituj të Divizionit 1 dhe pati mundësinë të luante në turnet evropiane. Në vitin 2000, ai u ble nga Juventusi, ku qëndroi për 10 vite, duke fituar katër tituj të Serie A, dy prej të cilëve u hoqën për shkak të Calciopolit të famshëm, dy Superkupa të Italisë dhe një Serie B. Përveç kësaj, ai ishte golashënuesi më i mirë në ligë dhe u vlerësua si lojtari i huaj më i mirë i vitit në Serie A dhe lojtari më i mirë i vitit.

Në gusht të vitit 2010, pasi i mbaroi kontrata, ai pranoi të bashkohej me Hercules në Spanjë për të luajtur në La Liga ku ia doli të bënte një sezon të mirë, duke shënuar 12 gola, të cilët nuk mjaftuan për të shpëtuar skuadrën e tij të binte në kategorinë e dytë.

Për shkak të kësaj, Trezeguet vendosi të marrë një drejtim të ri dhe nënshkroi për Baniyas ku luajti vetëm tre ndeshje dhe vazhdoi me dëmtimet, ndaj preferoi të ndërpresë kontratën dhe të kërkojë sfida të reja. Në dhjetor 2011, ai zgjodhi t’i bashkohej klubit argjentinas të River Plate për shkak të situatës së keqe me të cilën po përballej klubi në atë kohë, pasi ata po garonin në divizionin e dytë argjentinas. David ishte një lojtar kyç te River Plate pasi ai mbajti një performancë të shkëlqyer individuale që e çoi klubin të fitonte ndeshje kyçe si ajo në ditën e fundit të kampionatit që e kthehu skuadrën në divizionin e parë.

Në korrik të vitit 2013, ai u transferua te Newell’s Old Boys ku luajti për një vit dhe më pas u transferua në Indi për të luajtur te Pune City për gjysmë sezoni, duke i dhënë më pas fund karrierës së tij futbollistike në janar 2015. Me kombëtaren e Francës, ai ka marrë pjesë në tre Kupa Bote dhe Kampionate Evropiane, duke fituar nga një nga secili.

Babai i tij Jorge Ernesto, gjithashtu një futbollist, ishte kthyer përkohësisht në atdheun e tij në fund të viteve 1970, duke luajtur për Rouen për tre sezone, periudhë gjatë të cilës lindi djali i tij David. Trezeguet u rrit në Florida, një qytet në pjesën Vicente Lopez të provincës Bueno Aires, ku kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë dhe adoleshencës, dhe ku shpejt filloi të luante futboll, duke ndjekur gjurmët e babait të tij dhe duke fituar pseudonimin e tij të parë “El Frances”, për shkak të trashëgimisë së tij evropiane. Ai arriti të futej në radhët e të rinjve në Platense dhe në moshën 16-vjeçare, ai bëri debutimin e tij në ekipin e parë në ligën argjentinase.

I etur për të njohur vendin e tij të origjinës, ai u kthye në Francë në vitin 1995, në moshën 18-vjeçare, pas nënshkrimit të tij me Monaco. Ai më parë ishte pranë nënshkrimit me PSG, por klubi vendosi të mos e bënte sepse klubi nuk kishte ndërmend të paguante për mirëmbajtjen e familjes së tij në Paris.

Duke u nisur nga ekipet e të rinjve të Monakos dhe pas disa vështirësive fillestare të vendosjes, kryesisht të lidhura me gjuhën, ai ra shumë shpejt në sy nga trajneri i ekipit të parë dhe ish-kombëtar francez, Jean Tigana, i cili e promovoi dhe i besoi Davidit barrën e sulmit së bashku me një tjetër të ri, Thierry Henry.

Në sezonin 1999-2000 ai fitoi titullin kombëtar si lojtar kyç, duke përsëritur atë që kishte fituar si lojtar rezervë tre vite më parë, duke shënuar gjithsej 60 gola me skuadrën e Monacos. Duke gjetur se klubi i Monacos nuk kishte ambicie, për të cilën ai i tha Princit Albert, Trezeguet kërkoi të largohej. Pas pesë sezonesh në Monaco, Trezeguet iu bashkua Juventusit në vitin 2000 për 150 milionë franga (23 milionë euro).

Me nënshkrimin e një kontrate pesëvjeçare, Trezeguet tha se ishte “joshur nga fjalët e trajnerit të ri Carlo Ancelotti, i cili më ka ndjekur prej disa kohësh”. Sapo mbërriti në kryeqytetin italian, franko-argjentinasi u miqësua me amerikano-jugorët Daniel Fonseca, Juan Esnaider, Paolo Montero dhe italianin Mark Iuliano.

Në Torino, Davidi u ribashkua me Zinedine Zidane, i cili e këshilloi atë të “punonte shumë, të tregonte cilësitë e tij, pa bërë pyetje, duke injoruar të gjithë presionin që e rrethon”. Me Juventusin, sulmuesi u gjend në një ambient tjetër pune, me shumë tifozë në stërvitje gjatë javës. Duke konkurruar me Del Piero, Inzaghi, Esnaider dhe Kovacevic, francezi i ri është duke punuar për të bërë një ndryshim në një ligë që ai e përshkruan si një garë taktike ku “gjithçka vendoset në detajet e mbrojtjes dhe fizikun”.

Numri 17 lidhej më shpesh në sulm me Del Piero ose Kovacevic dhe më pak me Inzaghin. Në një nga skuadrat më të mira në Evropë, ai përfundoi si golashënuesi më i mirë i klubit në Serinë A italiane me 14 gola.

Në vitet 2001-2002, megjithë largimin e Zinedine Zidane, “Zonja e Vjetër” fitoi përsëri titullin kombëtar të humbur për tre sezone. Me Filippo Inzaghin që u largua nga klubi, Trezeguet u bë titullar i plotë në klub dhe përfundoi golashënuesi më i mirë i përbashkët në Serie A me 24 gola (baraz me Dario Hubner). Ai gjithashtu shënoi 8 gola në Champions League në sezonin 2001-2002, duke përfunduar si golashënuesi i dytë më i mirë pas Ruud van Nistelrooy. Në moshën 24-vjeçare, ai sezon shënoi kulmin e karrierës së tij.

Në sezonin 2002-2003, ai u dëmtua shpesh, duke luajtur vetëm 17 ndeshje (9 gola). Megjithatë, ai fitoi një tjetër titull lige dhe arriti atëL iga e Kampioneve final kundër Milanit, në të cilën gjuajtja e tij u prit nga Dida në penallti.

Dy sezonet e ardhshme u rrënuan nga lëndime, por kur ai ishte në fushë, “Trezegol” shënonte mesatarisht më shumë se një gol çdo dy ndeshje (33 gola në 53 ndeshje). Ai përfitoi nga kjo për të mposhtur golat e Michel Platinit në një ndeshje kundër Bayern Mynihut.

Në sezonin 2005-2006, ai më në fund shpëtoi nga problemet e tij fizike, të cilat e lejuan të shënonte 23 gola, duke përfunduar si golashënuesi i dytë më i mirë në Serie A pas Luca Toni. Në të njëjtën kohë, ai shtoi një tjetër titull ligë në listën e tij të sukseseve.

Megjithatë, pas skandalit të trukimit të ndeshjeve në Itali, Juventusit iu hoq titulli dhe u rrëzua në Serie B. Ndryshe nga disa nga yjet e tjerë në skuadër (Fabio Cannavaro, Zlatan Ibrahimovic, Lilian Thuram, Patrick Vieira apo Emerson), ai vendosi të qëndrojë në klub pavarësisht disa ofertave, si Gianluigi Buffon, Alessandro Del Piero apo Pavel Nedved.

Ky vendim e forcoi edhe më shumë lidhjen e tij me fansat. Ai iu bashkua ish-shokut të skuadrës në kombëtaren franceze, trajnerit të ri Didier Deschamps, me të cilin ishte kampion bote dhe kampion evropian. Juventusi fitoi kampionatin e Serie B dhe u kthye në ligën e lartë italiane në 2007.

David Trezeguet bëri rikthimin e tij në Serie A duke shënuar një hat-trick në ndeshjen e parë të sezonit 2007-2008 (fitorja e Juventusit 5-1 ndaj Livornos). Një golashënues i vërtetë, “Mbreti David” shënoi një gol me këmbën e djathtë, një gol me këmbën e majtë dhe një goditje me kokë. Ai shënoi të 100-tin në Seria A gjatë një ndeshjeje mes Juventusit dhe Romës në shtator 2007. Po atë sezon, ai përsëri përfundoi si golashënuesi i dytë më i mirë i ligës me 20 gola, i mundur në ditën e fundit nga shoku i skuadrës Alessandro Del Piero.

Sezoni 2008-2009 ishte më i keqi i karrierës së tij, i dëmtuar nga nëntori deri në mars, ai luajti vetëm 8 ndeshje në ligë. Edhe pse u raportua se do të shkonte në disa klube evropiane, ai vendosi të vazhdojë aventurën e tij me klubin e zemrës. Me ardhjen e Vincenzo Iaquinta dhe Amauri, dhe lëndimet e tij të përsëritura, ai luajti pak ndeshje në 2009-2010 (19 ndeshje, 7 gola). Megjithatë, ai u emërua ndonjëherë kapiten gjatë atij sezoni.

Pas paraqitjes së fundit më 5 gusht 2010 në raundin e tretë kualifikues të Europa League kundër klubit irlandez Shamrock Rovers, ai u lirua nga kontrata e tij nga Juventusi më 28 gusht 2010 pas 10 sezonesh në klub.

Me Francën, ai fitoi Kampionatin Evropian në vitin 1996 me kombëtaren U-18 dhe vetëm dy vjet më vonë, në vitin 1998, ai u bë kampion bote me Kombëtaren e Francës. Gjatë turneut, ai shënoi një gol në fitoren 4-0 kundër Arabisë Saudite në fazën e grupeve.

Kaluan edhe dy vite të tjera dhe fitoi edhe Kampionatin Evropian, sukses që e bëri yll falë golit të artë në minutën e 102-të të finales së kohës shtesë kundër Italisë. Në ndeshjen tjetër, një miqësore kundër përzgjedhjes së yjeve të botës në Marsejë, ai shënoi një hat-trick.

Ai u thirr më pas për Kupën e Botës të pasuksesshme 2002, në të cilën ai nuk shënoi kurrë, dhe për Kampionatin Evropian 2004, në të cilin “Gjelat” u zhgënjyen duke u eliminuar nga Greqia në çerekfinale. Gjatë turneut, ai shënoi një gol në barazimin 2-2 kundër Kroacisë në fazën e grupeve.

Më pas ai mori pjesë në Kupën e Botës 2006 në Gjermani, por bëri vetëm 3 paraqitje. Ai në fakt u dëbua nga trajneri Raymond Domenech, nga njëra anë për arsye teknike, pasi preferonte një formacion me Thierry Henry si sulmuesin e vetëm, dhe nga ana tjetër, sipas spekulimeve gazetareske, për shkak të interesit obsesiv të Domenech për astrologjinë.

Gjatë garës, ai hyri në minutën e 100-të në kohën shtesë të finales kundër Italisë dhe ishte një ndër gjuajtësit e penalltive në finale, ku ai goditi tentativën e tij mbi traversë, një gabim që rezultoi vendimtar në humbjen e kombëtares franceze.

Në fund të sezonit 2007-2008, pavarësisht se shënoi 20 gola, Domenech e injoroi atë dhe nuk e thirri për raundin e fundit të Kampionatit Evropian 2008. Më 9 korrik në vijim, pas riemërimit të trajnerit në stolin e Francës, ai njoftoi tërheqjen e tij nga “Bleus”.

Më pas u largua nga kombëtarja pasi fitoi një Botëror dhe një Kampionat Evropian, duke bërë 71 paraqitje dhe duke shënuar 34 gola gjithsej. Në atë kohë ai ishte lojtari i tretë me golashënuesit më të mirë në fanellën e Francës, pas vetëm Henry dhe Michel Platini dhe së fundmi ai u tejkalua nga Olivier Giroud./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!