Daut Laze u arratis nga burgu Shënkollit, familja: Nuk kemi dijeni se ku ndodhet

schedule11:55 - 5 Shkurt, 2025

schedule 11:55 - 5 Shkurt, 2025

Kjo është banesa ku jetojne familjarët e Daut Laze i cili u arratis nga burgu i Shën Kollit ku po vuante dënimin për akuzën e dhunës në familje. Familjarët pretendojnë se nuk kanë dijeni për vendodhjen e tij.

Nëna e 49 vjecarit thote se nuk dijnë asgjë për të birin dhe nuk kanë pasur asnjë kontakt me të që pas arratisjes nga qelia. Nga brenda oborrit të shtëpisë, flet shkurt dhe i kërkon kamerës të largohet.

Banesa e Daut Lazes ndodhet në zonën e Astirit në perferi të Tiranës, ku familja nga Skrapari ishte vendosur prej vitesh.

Jo vetëm familjarët, por dhe fqinjët ngurrojnë të flasin për 49 vjecarin që është në kërkim nga policia pas arratisjes nga burgu i Shën Kollit. Jashtë kameres ata thanë se Daut Lazen e njohin si person me sjellje aggresive, ndaj dhe rezervohen duke mos folur shumë për të.

Fqinjët thonë se 49-vjeçari shpesh sajonte konflikte jo vetëm me familjarët e tij, por edhe me banorët e zonës, duke shkaktuar sherre të dhunshme.

Daut Laze ishte dënuar në nëntor të vitit të shkuar për dhunë në familje dhe gjykata kishte vendosur mjekim të detyrueshëm në një institucion mjekësor. 49-vjeçari vijon të jetë në arrati që prej orëve të para të 3 shkurtit.  Ndërsa policia thotë se është një person i rrezikshëm, me probleme serioze të shëndetit mendor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!