Arratisja e të burgosurit, lirohen tre gardianët e burgut të Shënkollit

schedule09:45 - 7 Shkurt, 2025

schedule 09:45 - 7 Shkurt, 2025

Tre punonjësit e burgut të Shënkollit të cilët u arrestuan pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze, u liruan nga qelia.

Gjin Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Mella, u njohën me masën e sigurisë në gjykatën e Lezhës.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, te arrestuarit kanë deklaruar se kanë qenë në detyre, por nuk e kanë konstatuar 49-vjeçarin Daut Laze duke u arratisur nga burgu.

Pasi dëgjoi palët gjyqtari Lirim Bulica pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tre punonjësve të burgut dhe vendosi për Gjin Ndokën punonjës shërbimi në kupole dhe Mark Nikolli punonjës në sektor (grup sigurie), masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”, ndërsa për Zhaneta Mella (operatore kamerave) u vendos masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!