Kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo pas takimit me Presidentin Meta, në një dalje për media është shprehur se duhet të merren masa urgjente për kapërcimin e krizës. I pyetur nëse u diskutua për një datë të re zgjedhjesh me kreun e Republikës, Molo tha se nuk ka informacion për këtë çështje.
“Nuk e di Presidenti i Republikës ka tagerin e tij që të bëjë një veprim të tillë. Unë nuk kam asnjë informacion në lidhje me këtë çështje”, tha Milo.
Më tej gjatë fjalës së tij Milo u shpreh se: “Jemi në proces dhe besoj se të gjitha këto politika do të jenë në proces , Demokracia Sociale i respekton institucionet ashtu sikundër respekton institucionin e zgjedhjeve, respekton edhe institucionin e Presidentit të Republikës. Ndaj është e ndërgjegjshme për të marrë pjesë me përkushtim në gjetjen e zgjidhjes se krizës . Shqetësimi ynë është të gjente rruga me e mirë duke lënë mënjanë të gjitha insinuatat politike apo dhe të ulen palët për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë që të jetë e mundur”./abcnews.al