Data e Republikës “mollë sherri”, historianët dhe akademikët: Akt i turpshëm, nostalgjikë të diktatorit Hoxha

schedule18:01 - 11 Janar, 2020

schedule 18:01 - 11 Janar, 2020

Disa akademikë, profesorë të historisë dhe kostitucionalistë mbështesin propozimin e 15 shoqatave kombëtare atdhetare për rikthimin e 11 janarit si datë zyrtare të Republikës. Historiani Erald Kapri i cilëson nostalgjikë të diktatorit Hoxha dhe këtë inciativë të turpshme.

15 shoqata kombëtare atdhetare nën përkujdesjen e disa akademikëve, profesorëve të historisë dhe kostitucionalistëve, janë mbledhur pikërisht me 11 janar, për të propozuar rikthimin e kësaj date si feste zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë juristi Idaet Beqiri nuk njeh datë tjetër.

Madje edhe një zë kundër mes tyre, i cili propozon datë tjetër, atë të themelimit të Republikës së Ahmet Zogut, u kundërshtua.

Edhe studiuesi i njohur Moikom Zeqo mbështet 11 janarin me këtë argument.

Ndërsa historiani Erald Kapri këtë propozim të historianëve dhe kostitucionalistëve e cilëson akt të turpshëm për të rikthyer nostalgjinë për diktaturën.

“Propozimin e datës 11 janarit e shoh si diçka të turpshme, një simbolikë që lidhet me diktaturën”, u shpreh Kapri.

Propozuesit e 11 janarit dhe kundërshtarë të kësaj date bashkohen vetëm në një pikë që Republika e Shqipërisë duhet të festohet, por data që përbashkon gjithë shqiptarët sipas historianit Kapri është 21 janari  Kongresi i Lushnjës i cili është edhe akti kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.

Për koncidencë këto ditë edhe shumë  gazeta on-line dhe portale, sjellin në vëmendje kujtimet e të vesë së diktatorit, Hoxha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!