Dasmë e dytë për Klajda Gjoshën? Historia e veçantë e dashurisë dhe një vallëzim LIVE me Ermalin

schedule18:20 - 24 Nëntor, 2020

schedule 18:20 - 24 Nëntor, 2020

Politikania Klajda Gjosha ka një histori dashurie shum të veçantë me Ardian Gjonin, të cilën sot e shijojnë bashkë me dy fëmijët e tyre Luis dhe Greis.  Ditën e sotme në ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ajo tregoi detaje të marrëdhënies duke u ndalur pak në fillesat e saj. Klajda u kthye pas në kohë të tregonte se njohja e saj me Ardianin kishte nisur që në gjimnaz.

Në moshën 15 vjeçare, u vendosën përpara sfidës së largësisë pasi Klajda  shkoi për studime në Angli dhe Ardiani në Itali.

“Fell in love with an alien” është kënga e cila është simbol i historisë së tyre të dashurisë. “Ka qenë kënga e preferuar e Ardianit dhe kur ishim fëmijë në atë kohë 15 vjeç, flisnim pa fund në telefon. Më kujton netët e gjata kur flisnim në telefon dhe kjo këngë ishte në sfond. U bë dhe kënga ime e preferuar duke mbetur një simbol i atyre netëve pa fund qe ne kominikonim”.

Në këtë rrugëtim të bukur dhe të vështirë nuk kane munguar edhe ndenjat e xhelozisë mes çiftit. Sipas Klajdës, është e pamundur që kur dashuron të mos jesh xheloz. Sa e vështirë ka qenë për to?

Për ne të dy është shumë e shenjtë dhe kuptohet që nga momenti që i kemi rezistuar shumë viteve bashkë, duke u kurorëzuar me martesë dhe fëmijë… është sa mijëra fjalë.  Ka pasur momente të vështira, patjetër që po, sepse largësia ndonjëherë krijon edhe keqkuptime të cilat ti I zgjidh ndryshe kur je ballë për ballë”.

Ndërkohë Ermali nga ana tjetër e pyet me shaka,nëse ka pasur ndonjë të pakënaqur në dasmën e saj, që nuk i ka pëlqyer ushqimi.

“Edhe mund të ketë pasur, por unë kam qenë nga ato nuse që qëkur ka filluar dasma dhe deri në fund kam qenë vetëm në pistën e kërcimit. Nuk e di fare se si ka shkuar ushqimi. Ka qenë një nga ditët më të bukura të jetës sime”.

E keni menduar ta ribëni?”, e pyet më tej Ermali.

“E mendoj ndonjëherë, por që tani është akoma herët. Tani më shumë se 10 veta nuk na lejohet  kështu që nuk bëhet”.

Klajda ndër të tjera u ndal edhe në dy dashuritë e saj, Luis dhe Greis, për të cilët tha se është arritja më e madhe në jetë. Të qenit edhe pjesë e politkës bën që të jetë e angzhuar dhe mos jetë gjatë gjithë kohës me fëmijët e saj, edhe kur ato janë në momente vështirësie. Ajo ndau për publikun një moment shqetësues që kishte kaluar ditën e djeshme, kur teksa ishte live në një interviste televizve mëson se vajza e saj ishte me temperaturë 39.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!