Dasmë dhe fëmijë, Çimi dhe Stela paskan plane të reja! Veshja e nuses, dëshira plot batuta e Çimit

schedule18:08 - 23 Korrik, 2021

schedule 18:08 - 23 Korrik, 2021

Gjatë intervistës së sotme në programin ‘Abc e Pasdites’ Çimi dhe Stela ndanë disa detaje me Ermal Peçi për jetën larg ekranit. Marrëdhënia e tyre duket se është e këndshme, madje mund të jetë më serioze nga sa mendohet. Të dy u shprehën se e mendojnë martesën dhe të pasurit fëmijë.

“Duke filluar nga Shtatori ne kemi menduar të krijojmë një bashkëjetesë bashkë”, pohoi Stela, gjë të cilën e miratoi edhe Çimi.

Vajza e Stelës është takuar edhe me Çimin, moment që duket se për Stelën është shumë i rëndësishëm dhe emocional. Ndërkohë Çimi tregoi se çfarë i kishte thënë vajza e Stelës kur e kishte takuar.

“I thashë të lutem mos i jep shumë dashuri mamit se jam edhe unë tani. Ajo më tha: “atëherë në qoftë se do mamin tim duhet të më blesh një dhomë plot me dhurata dhe pastaj merre por jo për shumë kohë, për disa dita”, tha Çimi.

A do të kemi një dasmë në horizont? Gjatë bisedës në studio u shprehen se janë të hapur për gjithçka të bukur e cila vjen natyrshëm, mbase me shumë mundësi bashkëjetesa e dërgon çiftin drejt altarit për të kurorëzuar dashurinë e tyre.

“Unë jam pro çdo gjëje të bukur. Nëse ne të dy e vendosim që të bëjmë një dasmë, unë të bëhem nuse… pse jo? Ky të bëhet dhëndër… është gjëja më e bukur. Nëse ne vendosim të bëjmë një fëmijë, pse jo”, u shpreh Stela.

Në këtë moment Ermali e ngacmon çiftin nëse e kanë biseduar seriozisht çështjen e dasmës sepse Stela i duket si ato vajza guximtare që mund të shkonte në dasmë edhe me fustan të kuq.

“Nuk është problem për mua, më pëlqen në të gjitha versionet Stela. Megjithatë mua më pëlqen e zhveshur fare”, tha duke qeshur Çimi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!