Dasma sekrete? Anxhela Peristeri tregon të vërtetën, sqaron edhe zhurmën rreth Greqisë

schedule19:04 - 22 Qershor, 2022

schedule 19:04 - 22 Qershor, 2022

“Adrenalina” është kënga më e fundit e publikuar nga Anxhela Peristeri. Ajo tregoi në “Abc e Pasdites” me Ermal Peç se ky projekt do të paraprij edhe disa këngë të tjera për këtë sezon.  Por si kanë qenë reagimet për ‘Adrenalina’? Ermali lexon disa komente të bëra në YouTube të cilat ishin mjaft interesante. Disa prej tyre e cilësonin këngë të denjë për Eurovizon, dhe nuk mungonin edhe propozime martese ose pyetja nëse e ka bërë apo jo dasmën.

“Po të jem martuar, me trashëgime. Po të jem beqare, propozimet le të vazhdojnë në inbox”- tha duke qeshur Anxhela.

Ndërkohë Ermali e pyet nëse është mundësi për t’u rikthyer sërish në Eurovizion. Ajo tha se, nëse do të kthehej, do ta bënte sërish me një baladë dhe jo me një këngë ritmike.

“Nëqoftëse do të rikthesha sërish në Eurovizion, do të rikthehesha përsëri me një balad. Nuk do të rikthehesha me një kengë ritmike. Sepse do doja që në ato skena aq shumë të mëdha të shpalosja talentin që kam dhe siç të gjithë e dinë, unë e kam më shumë shpirtin tek baladat dhe mendoj që i interpretoj shumë, shumë më mirë se këngët ritmike”.

Por, si reagon Anxhela kur lexon lajme të pavërteta online? Vërtet do të përfaqësoj Greqinë në Eurovizion?

“Unë nuk kam pasur kurrë një ofertë që të përfaqësoj Greqinë në Eurovizion. Pas lajmit jo të vërtetë më shkruajtën ndjekës nga Greqia ‘hajde na përfaqëso’, por këto janë kërkesa fansash.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!