Princi Çarls, njëkohësisht bashkëshorti I mbretëreshës Elizabet e Dytë, do të shoqërojë Megan Markëll në altar në martesën me princin Herri. Ndërkohë, kjo dasëm ka ngjallur mjaft polemika në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të shpenzimeve marramendëse.
Janë orët e fundit të përgatitjeve dhe provave të përgjithshme dhe më pas më në fund Megan Markëll do t’i thotë “po” princit Herri të Anglisë, në atë që është njoftuar si martesa e shekullit. Do të jetë princi Çarls, ai që do ta shoqërojë ish aktoren në altar në kishën e kështjellës Uindsor. Në dasëm do të marrë pjesë edhe princi Filip, 96 vjeç, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë. Pallati Kensington saktëson se ishte çifti që do të martohet që i kërkoi princit Çarls të shoqërojë Megan në altar, dhe ky i fundit pranoi me kënaqësi. Në këtë mënyrë Princi zë vendin e babait, Thomas Markëll, i cili në momentet e fundit njoftoi se nuk do të marrë pjesë në dasëm për shkak të problemeve me shëndetin.
Ndërsa mamaja e Meghan, Doria Ragland, 61 vjeç është prezantuar me të gjithë anëtarët e familjes mbretërore. Ajo ka kaluar një pasdite shumë të këndshme. Takimi më i rëndësishëm është ai me mbretëreshën Elizabeta e Dytë. Ish-aktorja dhe mamaja e saj, bashkë me një grup shoqesh më të ngushta dhe stilistin e parukjerin, do të kalojnë orët përpara dasmës në një hotel. Kurse Herri, siç e do tradita, do të përshndetet me bashkëshorten e ardhshme dhe do të shkojë me princin Uilliam në një shtëpi fshati, jo shumë larg Kështjellës Undsor.
Ndërkohë, dasma e shekullit nuk ka kaluar pa polemika. Analistë të ndryshëm në Britani, por edhe qytetarë kanë ngritur shqetësimin lidhur me shpenzimet marramendëse. Vetëm fustani i bardhë i Meghan do të kushtojë 100 mijë paund, thënë ndryshe rreth 120 mijë euro. Por polemikat kryesore janë për shpenzimet rreth sigurisë. Plotë 32 milionë euro kushton shërbimi i “Unazës së Hekurt”, një ekip i përbërë prej shumë agjentësh specialë, snajperistë dhe civilë, të cilët janë urdhëruar që të bëjnë çdo gjë që është e nevojshme në mënyrë që dasma e shekullit të zhvillohet e qetë dhe sipas planit. Por kush paguan për këtë dasëm. Përgjigja është shumë e thjeshtë, taksapaguesit e Mbretërisë së Bashkuar. Prandaj dhe tejkalimet në shpenzime si p.sh 60 mijë euro për tortën, 120 mijë euro për lulet dhe 300 mijë euro për ushqimin, ka zemëruar qytetarët britanikë./abcnews.al


