“Këtë e kam shpëtu me biberon dhe kam qingjin më të urtë. Vetëm ky s’më trembet, se e kam ushqy vetë.”
Dashuria për këto bagëti, e ktheu Binak Domi pas 25 vitesh në fshatin e lindjes në Domaj të Kukësit. Ai ka rreth 100 krerë dhen e dhi. Për kujdesjen e tyre është vendosur në shtëpinë e xhaxhait.
“Unë banoj në Tiranë në Kamzë, kam stallën te shtëpia, po atje i kam mbajt me toka me qira këtu erdha me këtu shpenzimet.”
Por edhe këtu, fati nuk ishte në anën e tij.
“Problemet ishin të shumta, për infrastrukturë, kanalizime, nuk shkon uji te toka, janë të shkatërruara, degraduara.”
Ëndrra e tij është ndërtimi i një stalle, por që ta realizojë Binak Domi thotë se i duhet ndihmë nga shteti.
“Duhet subvencioni. Më jep pronën time të bëj një stallë siç e dua vet. Interesi nuk është shumë i madh, për kushtet që jam. Por me mund realizohet dhe del diçka me jetu.”
Një pjesë të prodhimit e përpunon e një pjese e shet në treg.
“Çdo gjë e bëj vetë të dhisë e kam bërë djathë, nuk paguhet puna e bujkut dhe fermerit. Këtu hahet çdo gjë bio.”
Fshati Domaj kishte me shume se 120 shtëpi, e me prodhimtari të lartë ne bujqësi e blektori, por pas vitit 1994 nisi shpërngulja masive për shkak të shkarjeve masive te tokës. Sot në Domaj kane mbetur vetëm 3 familje. /abcnews.al/