Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dashuria nuk njeh moshë, Al Pacino “kapet mat” me të dashurën 53 vite më të vogël

schedule12:33 - 13 Shkurt, 2023

schedule 12:33 - 13 Shkurt, 2023

Mosha nuk është pengesë për dashurinë dhe këtë e konfirmon aktori i njohur hollivudian Al Pacino, 81 vjeç dhe e dashura e tij 53 vite më e re, producentja televizive Nur Alfala.

Aktori i famshëm hollivudian e nxori 28-vjeçaren Noor për një darkë luksoze në një restorant prestigjioz italian në Venice Beach, ku u filmuan nga paparacët. Fytyra portokalli e aktorit të njohur ka reflektuar tronditje dhe shqetësim.



Sakaq, nuk është sekret që Nura i do burrat e moshuar, sepse ishte në një lidhje me Mick Jagger 78 vjeç, dhe u përfol se e donte edhe Clint Eastëood.

Ajo ka treguar në një intervistë se njerëzit kanë komentuar lidhjen e saj me Jagger, por se nuk pendohet për asgjë dhe se ka shumë kujtime të mira nga ajo romancë.

“Mosha nuk ishte e rëndësishme për mua. Zemra nuk di çfarë sheh, di vetëm se çfarë ndjen. Ishte lidhja ime e parë serioze dhe ishte një periudhë e lumtur për mua“, tha dikur 28-vjeçarja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!