Dashuria e vjetër, Conte kërkon me ngulm Alonson në “San Siro”

schedule11:14 - 12 Shtator, 2020

schedule 11:14 - 12 Shtator, 2020

Mbrojtësi i Chelseas, Marcos Alonso, është vënë sërish në shënjestër nga Interi. Trajneri Antonio Conte e ka patur një nga lojtarët e tij të preferuar spanjollin kur drejtonte blutë e Londrës dhe kërkon sërish ribashkimin me të, këtë radhë në “San Siro”.

Sipas gazetarit të “Sky Sport Italia”, Gianluca Di Marzio, tekniku italian tentoi ta transferonte Alonson dhe në merkaton e janarit dhe tashmë duket më i vendosur se kurrë. Conte po pret largimin e Henrique Dalbert nga ziklatrit, për të bërë edhe ofertën zyrtare për mbrojtësin e majtë.

Kujtojmë që Dalbert në sezonin e fundit ishte në huazim tek Fiorentina, por tashmë është rikthyer sërish tek Interi, pasi dy klubet nuk gjetën marrëveshje për sezonin e ri. Alonso është grumbulluar tre herë nga kombëtarja spanjolle, si dhe ka luajtur në 149 ndeshje me Chelsea në të gjithë kompeticonet, duke shënuar edhe 22 gola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!