Dashuri në kohë pandemie, çifti i të moshuarve në Spanjë përqafohen pas 102 ditësh të ndarë

schedule16:17 - 24 Qershor, 2020

schedule 16:17 - 24 Qershor, 2020

Të hënën, më 22 qershor, 81-vjeçarja Agustina Canamero dhe 84-vjeçari Pascual Pérez u përqafuan dhe u puthën përmes një “muri” plastike.

Ky është një takim, jo i zakontë, që ndodhi në një shtëpi kujdesi për të moshuar ndërsa mes të moshuarve qëndronin maskat dhe masat e tjera mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Edhe kur në mes ke një shtresë plastike, një përqafim mund të të dhurojë ngrohtësi, dashuri dhe përkushtim në kohë të vështira.

Frika që e pushtoi Agustina Cañamero-n gjatë 102 ditëve që ajo dhe bashkëshorti i saj qëndruan të ndarë, u shua e gjitha në momentin që çifti patën mundësi që të përqafoheshin.

Fotoja në fjalë është realizuar nga Emilio Morenatti për Associated Press.

Kujtojmë këtu se Spanja është një nga vendet europiane më të goditura nga pandemia, deri më tani, vendi numëron 293,832 të infektuar dhe 28,325 viktima. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!