Dashuri italiane për Dinamon, një 19-vjeçar vjen të përforcojë mesfushën

schedule18:27 - 23 Shtator, 2020

schedule 18:27 - 23 Shtator, 2020

Antonio Miccoli është futbollisti i radhës italian që bëhet pjesë e Dinamos. “Blutë” e Kategorisë së Parë, kanë si objektiv primar rikthimin në Kategorinë Superiore dhe presidenca vazhdon të jetë shumë aktive në merkato.

Vetëm 19 vjeç është Miccoli, luan si mesfushor krahu dhe sot ka firmosur kontratë 3-vjeçare me klubin kryeqytetas. “Mesfushori 19-vjeçar, ka firmosur ditën e sotme në prani të administratorit Barushi kontratën që e lidh për 3 vitet e ardhshme me ekipin dinamovit.

Ai vjen nga skuadra e Virtus Francavilla, ekip që merr pjesë në Serie C, ndërsa më herët ka qenë pjesë e akademisë së Lecce-s dhe Padova Calcio. Miccoli shihet si i ri me mjaft perspektivë, dhe element shumë i vlefshëm për të ardhmen, lexohet në komunikatën e Dinamos. /abcnews.al