Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho i ftuar te “Abc-ja e Mëngjesit”, këtë të enjte ka komentuar rritjen e numrit të rasteve të reja me koronavirus ditët e fundit në vendin tonë.
Mjeku në fjalën e tij ka theksuar se me hapjen e transportit publik tashmë rreziku është shumë më i madh për përhapjen e Covid në vendin tonë.
Dasho ka theksuar se tashmë situata është shqetësuese pasi ka dalë jashtë kontrollit nga autoritetet dhe situata ka kaluar në dorën e koronavirusit.
“Është e pafalshme kur përpiqet që të vendoset faji te qytetarët ajo që po shikojmë në Evropën Perëndimore dhe Azinë Juglindore nga një situatë e agravuar tashmë janë në pikën ku çdo gjë është e kontrolluar. Në spitalet e këtyre vendeve janë riorientuar, ku nuk mund të shkoje në spital dhe të merrje trajtim si në kohë normale. Në Gjermani bëhet kontrolli i pacientëve u bëhet tamponi dhe nëse je pozitiv atëherë trajtohesh në mënyrë të veçantë.
Ndërsa në vendin tonë nuk u mor asnjë masë e tillë po ashtu administrata në të gjithë Evropën Perëndimore punojnë nga shtëpia dhe në zyra ka vetëm një numër të vogël, ndërsa bizneset dhe në transportin publik ka protokoll të veçantë. Ndërsa në vendin tonë shikojmë sesa te ne ku në autobusë.
Nëse në autobus ka një person të infektuar me koronavirus pa maskë atëherë ai e përhap infeksionin dhe s’ka rëndësi nëse kemi apo jo maskë. Nuk më shqetëson rritja e numrit të rasteve, por më shqetëson humbja e kontrollit. Sot situata është jashtë kontrollit dhe situatën e ka në dorë virusi”, është shprehur mjeku.
Ndër të tjera eksperti ka theksuar se është nuk mund të fajësohet individi në lidhje me përhapjen dhe situatën në të cilën ndodhet vendi ynë për shkak të koronavirusit, sipas tij nuk duhet të mjaftohemi me një gjë të tillë, një protokoll nuk shpëton nga gjendja ku ndodhemi por duhen strategji për zbatimin e tij.
LEXO EDHE: Enkel Demi: Qeverisë i intereson një popull sa më i varfër dhe i sëmurë
Gjithashtu Dasho ka komentuar dhe vendimin më të fundit ku pritet që maska të bëhet e detyrueshme, duke theksuar se kjo nuk është shpëtuese por nxjerr në pah paaftësinë e qeverisë për të përballuar situatën.
“Maska e detyruar është masa e vetme kur ka paaftësi, karantina nuk ishte masa e vetme por ishte i paftë shteti që të gjente zgjidhje për të siguruar masa të tjera mbrojtëse, ne qëndronim në izolim kur kishim deri në 20 të infektuar. Edhe sot paaftësia e komitetetit përkthehet në mbajtje maske me detyrim, maska duhet që të mbahet nga të gjithë në ambiente të brendshme.
Nuk mund të zbatohet strategjia në një masë, pasi në këtë epidemi nuk ka një masë gjithëpërfshirëse, maska është një mënyrë e lehtë për tu verifikuar por nuk mund të kontrollojmë nëse të gjithë do të mund ta mbajnë maskën”, ka thënë Dasho./abcnews.al