Dashnor Sula në markete: Shqiptarët duan masa për të ulur çmimet, nuk i ka marrë malli të shohin Ramën në televizor

schedule20:03 - 20 Mars, 2022

schedule 20:03 - 20 Mars, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ishte sot në marketet e Peqinit dhe të Rrogozhinës. Inspektimi i deputetit demokrat vjen pasi kryeministri Edi Rama u shfaq sot në market, për të parë çmimet.

Në një postim në rrjetet sociale, Sula thekson se qytetarët shqiptarë duan masa për të ulur çmimet dhe nuk i merr malli të shohin kreun e qeverisë në televizor. Po ashtu deputeti ka publikuar edhe listën e çmimeve.

Postimi i plotë:

“Nuk arrijmë që të marrim dot bukën e gojës”

Kryeministri i ka keqkuptuar qytetarët. Ata nuk i kishte marrë malli për ta parë atë çdo minutë në televizor, por presin prej tij që të të marrë masa konkrete duke ulur taksat abuzuese në mënyrë që të ulen edhe çmimet.

Njësoj si edhe në marketin ku ishte Edi Rama sot, edhe në marketet e Peqinit dhe Rrogozhinës ku isha unë, ndonëse ditë e Dielë dhe duhet të gumzhinin me klientë, realiteti ishte krejt e kundërta.BOSH! U desh të prisja disa minuta derisa në derë të shfaqej ndonjë qytetarë për të blerë.

Përtej propagandës së qeverisë, situatën reale e pohojnë qytetarët. “Nuk po arrijmë të marrim dot edhe bukën e gojës”, më tha një kryefamiljar duke u lutur që çmimet të bien.

Situata është e trishtë në Peqin,dhe gjithë zonën ku jam zgjedhur deputet. Shqiptarët kanë vite që paguajnë me taksat e tyre agjenci të shumta për të mbajtur në monitorim tregun e që të mos lejojë abuzimin nga ana e bizneseve. Në këto momente nuk ka nevojë për të ngritur borde e për të shtuar numrin e punonjësve të administratës që paguhen me paratë e shqiptareve, por është momenti që qeveria të marrë përgjegjësitë e të veproj njësoj si qeveritë e rajonit të paktën duke pezulluar disa taksa derisa të ketë një situatë më të përmirësuar.

Bashkëbisedimi

Dash Sula: Si janë çmimet e shportës, vajit, orizit, makaronave e bukës?

Qytetarja: Janë rritur shumë, nuk e përballojmë dot!

Dash Sula: Shikojeni, edhe me supër ofertë, vaji 300 lekë. Ndërkohë firmat e tjera të vajit janë mbi 330 lekë. Ndërkohë sheqeri nga 85 lekë në 110 lekë.

Dash Sula- qetetarit: Si ëhstë situate me çmimet e shportës?

Qytetari: Çdo gjë është katastrofë, nuk arrijmë që të marrim dot bukën e gojës. Ishalla po ulen çmimet që edhe njerzit të mundohen të blejnë atë që do shporta për shtëpi. Oriz, Vaji veza, pra çfarë ka shporta e shtëpisë.

Dash Sula: Ke vërejtur rritje të forta apo?

Qytetari: aq shumë sa që nuk po i përballojmë dot më.

Dash Sula: A mjafton 30 mijë leksi I vjetër për rimbursim që ka paralajmëruar qeveria për shtresat në nevojë?

Qytetari: Jam dakord por ne nuk po marrim asgjë.  Flitet shumë por nuk kemi marrë asgjë.

Tabela e Çmimeve

Produkti          Ishte          Bëhet

Buka           80 lekë      100-110 lekë

Sheqeri       75 lekë         110 lekë

Miell           100 lekë       120 lekë

Vaji             180 lekë      300 lekë

Makaronat  75 lekë        90 lekë

Qumështi   140 lekë       160 lekë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!