Dashamir Shehit nuk i mjaftojnë 3 vite burg për Tahirin: U mbars mali dhe polli një mi, dua ta shoh pozitivisht

schedule19:45 - 9 Shkurt, 2022

schedule 19:45 - 9 Shkurt, 2022

Dashamir Shehi e sheh të pamjaftueshëm dënimin me 3 vite e 4 muaj të Saimir Tahirit për shpërdorim detyre, pasi sipas tij ka mjaft të rinj që gjenden nëpër qeli dhe kanë marrë dënime edhe më të rënda për trafik apo përdorim të lëndëve narkotike.

I ftuar në Radarin InformativABC, Shehi tha se pavarësisht skepticizmit, me të cilin ai e sheh këtë dënim, ai duhet konsideruar një veprim pozitiv dhe një rezultat i parë i Reformës në Drejtësi.

Me zullumet që ka bërë kjo qeveri sërish me duket pak. Por le ta konsiedrojmë një shenjë pozitive që diçka po ndryshon në frontin e drejtësisë. Bugrosja e Tahirit i ka të dyja anët. Quhet pozitive që për herë të parë po dënohet një ministër i Brendshëm, por në situatën që është Shqipëria, ku është mbjellë droga sikur të ishte misër, kjo më duket pak”, tha Shehi.

Kreu i LZHK-së se kanabizimi i vendit u bë nga qeveria me qëllimin që të qarkullonte shumë para në vend, të cilat më pas do të mblidheshin në pak duar siç edhe janë mbledhur sipas tij.

Kanabizimi i vendit ka qenë politikë e nxitur nga kryeministri për të gjeneruar para dhe që këto ara të grumbulloheshin diku siç janë grumbulluar.

Kemi 4-5 mijë vetë nëpër burgje për drogë ku shumica janë përdorues dhe transportues. Kemi të rinj që po rrinë nga 5-6-7 vjet në burg dhe Tahiri del me 3 vite burg. Unë nuk ndjej ndonjë kënaqësi që të shoh njeërëzit në burg, por kjo bie erë”, tha ai.

Shehi tha se pret më shumë nga drejtësia, megjithatë ai e vlerësoi atë që e quajti guxim të prokurorëve për të kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin.

U mbars mali dhe polli një mi. Në presim që drejtësia të pjellë diçka më shumë se sa kaq. Megjithatë po mundohem të shoh anën pozitive dhe të them që ndoshta mund të jetë hapi i parë që të sjellë kurajon e organeve drejtuese. Prokurorët kërkuan 12 vjet dhe kjo është shenjë e mirë”, tha Shehi. /abcnews.al