Dashamir Shehi: Kur ndodh një krizë duhet të paguajë dikush

schedule10:00 - 7 Nëntor, 2022

schedule 10:00 - 7 Nëntor, 2022

Në vitin 1997 do të vinte një tjetër moment ndarje brenda Partisë Demokratike. Dashamir Shehi ishte deputet i Partisë Demokratike, ndër të paktit që kishte guxuar shpesh të përballej me liderin Berisha.

Shehi kishte kundërshtuar shumë prej qëndrimeve dhe politikave të PD-së madje kishte votuar shpesh kundër ligjeve të PD-së në parlament.

Në shkurt të vitit 1997, kur vendi dukej se po shkonte drejt kaosit, për shkak edhe të falimentit të kompanive piramidale, Dashamir Shehi propozoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, një promemorie me 14 pika ku spikasin dy prej tyre.

“Unë e konsideroj edhe veten pjesë të këtij dështimi pavarësisht se kemi pasur kurajën ti themi Berishës dhe këtyre të tjerëve ndalo se këtu e ke gabim edhe Shqipëria ka të drejtën të provojë alternativa të tjera, shanse të tjera. Çfarë i thamë ne? Gjënë më të thjeshtë për tu bërë, ju nuk keni më të drejtë për tu marrë me partinë në qoftë se do jeni president dy herë cdo me thënë edhe president edhe në parti nuk ndodh kjo punë edhe zotit Meksi i thamë spostohuni pak ti hapim rrugë një qeverie tjetër, se kur ndodh një krizë sigurisht që paguan dikush, nuk është se paguan për të shkuar në burg por paguhet moralisht dhe në fakt qëndruam në një situatë reflektare, fatmirësisht zoti Meksi u largua mbas disa ditëve, por unë u ofrova si shans bashkë me kolegët e mi që të bëjmë një qeveri tjetër të Partisë Demokratike. PD kishte me mijëra djem e vajza, nuk kishte nevojë të ishim po ne. Këtyre s’iu pëlqeu kjo ide dhe kur vjen puna ja dorëzuan Partisë Socialiste pastaj, në fakt ja dorëzuan rrëmujës se Partia Socialiste nuk kontrolloi kurrgjë”, u shpreh Shehi për emisionin “Vetting”.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!