DASH përgënjeshtron Kurtin/ Hisen Berisha: Agjenda e tij është zhbërja e Kosovës

schedule13:41 - 22 Gusht, 2024

schedule 13:41 - 22 Gusht, 2024

PRISHTINË- Washingtoni i ka dhënë një shuplakë publike kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili pavarësisht nga qëndrimet e hapura dhe të qarta të zyrtarëve më të lartë amerikanë, përpiqet të bindë pasuesit e tij se marrëdhëniet me SHBA janë më të mira se kurrë ndonjëherë.

I tillë ishte edhe njoftimi zyrtar i qeverisë Kurti në të cilin thuhej se ai do të kishte takime bilaterale në Washington ku po merr pjesë në konventën e demokratëve. Departamenti Amerikan i Shtetit e bëri të qartë qëndrimin zyrtar amerikan në një fjali dhënë për mediat e Kosovës.

“Nuk kemi asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News u shpreh i ashpër duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kthyer në njeri joserioz dhe problematik për vendin.

Ai theksoi se edhe pozicioni ku u shfaq i ulur Kurti në SHBA, dëshmon se DASH, kishte të drejtë kur tha se nuk kishte takim dypalësh të paralajmëruar. Këto veprime të Albin Kurtit shtoi deputeti  i PDK-së janë turpëruese dhe fyese për Kosovën dhe qytetarët e saj në sytë e ndërkombëtarëve.

“Ky është kthyer në njeri joserioz,  ipabesueshëm dhe jokonsistenca në veprimet e tij është evidente. Pozicioni i uljes së tij në SHBA, janë pamje që flasin vetë. Këto janë turpëruese dhe fyese për ne. Identiteti i shtetit të Kosovës është në nivelin zero. Po i vështirëson Kosovës edhe procesin, po ua vështirëson edhe partnerëve punën që të na ndihmojnë në proces. Ky dhe krejt stafi i tij, janë me agjendë. Përgënjeshtrimi që i bëri DASH është fyerja më e madhe që po i bëhet dhe po e nxjerrë Kosovën një shtet dhe një popull joserioz”, tha ai.

Ai shkoi më tej, duke thënë se me këto akte, Albin Kurti duket se ka si agjendë zhbërjen juridike dhe kushtetuese të Kosovës dhe kjo shtoi deputeti Berisha duhet të hetohet nga agjencitë e huaja, pse jo dhe nga FBI.

Deputeti i PDK-së theksoi se në Kosovë, Albin Kurti, ka kapur çdo institucion dhe gjithçka funksionon njësoj, si në shtetet diktatoriale.

“Agjenda e Kurtit është zhbërja juridike dhe kushtetuese e Kosovës.  FBI duhet të hetojë procesin e dialogimin prej kur këta kanë ardhur këto dhe të shihen rrethe tyre të gjitha aferat që sillen rrethanat e tyre. Kemi kapje të shtetit si në diktaturë. Veprimet e tij tani, lutja e ambasadorit të SHBA, që nuk është momenti tani për hapjen e urës, ai nuk po thotë se ura nuk do hapet. Ne kemi një objektiv madhor, që është njohja finale, pastaj flasim për çështje të tjera, edhe për atë bordurë mbi urë”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!