DASH përgënjeshtron Kurtin/ “Asnjë takim dypalësh. Vizita në SHBA, me ftesë nga NDI”

schedule16:08 - 21 Gusht, 2024

schedule 16:08 - 21 Gusht, 2024

Washingtoni i ka dhënë një shuplakë publike kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili pavarësisht nga qëndrimet e hapura dhe të qarta të zyrtarëve më të lartë amerikanë, përpiqet të bindë pasuesit e tij se marrëdhëniet me SHBA janë më të mira se kurrë ndonjëherë. I tillë ishte edhe njoftimi zyrtar i qeverisë Kurti në të cilin thuhej se ai do të kishte takime bilaterale në Washington ku po merr pjesë në konventën e demokratëve. Departamenti Amerikan i Shtetit e bëri të qartë qëndrimin zyrtar amerikan në një fjali dhënë për mediat e Kosovës.

“Nuk kemi asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar”.

Kryeministri Kurti është në ShBA, një nga shumë të ftuar që ndjekin Konventën Kombëtare Demokratike, me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e kishte bërë të qartë paraprakisht dhe publikisht se zoti Kurti nuk ishte ftuar në Shtetet e Bashkuara nga qeveria amerikane, por nga NDI./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!