Darling Dardha shpallet fitues i konkursit të logos për 75 vjetorin e Çlirimit

schedule15:50 - 30 Shtator, 2019

schedule 15:50 - 30 Shtator, 2019

Ministria e Kulturës shpalli fitues të konkursit të logos së 75 vjetorit të çlirimit  studentin e arkitekturës Darling Dardhën. Logoja është përzgjedhur për thjeshtësi zëvendës kryeministri Erjon Braçe tha se në këtë përvjetor do të ketë një kalendar të ngjeshur aktivitetesh në gjithë Shqipërinë.

Një krah shqiponje, mbi të cilën është shkruar me të kuqe dhe zi përvjetori i 75-të si simboli i flamurit kombëtar, kjo është  logoja fituese e përvjetorit të çlirimit.

Krijimi është realizuar nga studenti i arkitekturës Darling Dardha. Komisioni i konkursit të organizuar nga Ministria e Kulturës e përzgjodhi mes 25 konkuruesve.

Zëvendës kryeministri Braçe teksa bëri të ditur një kalendar të ngjeshur aktivitetesh përgjatë 2 muajve  tetor – nëntor e vuri theksin tek projekti antifashist i Europës.

Në përvjetorin e 75 vjetorit do të ketë mbi 20 aktivitetet në qytetet të ndryshme si Fier, Berat, Lushnjë,Lezhë dhe Shkodër për të kulmuar me 29 nëntor në Tiranë. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!