Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO-s”/ Kryeministrja daneze paralajmëron Trump

schedule20:44 - 5 Janar, 2026

schedule 20:44 - 5 Janar, 2026

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen paralajmëroi mbrëmjen e kësaj të hëne se çdo sulm ushtarak i Shteteve të Bashkuara ndaj një Aleati të NATO-s, do të sillte fundin e aleancës veriatlantike dhe të sigurisë në Perëndim që pas luftës së dytë Botërore.

Trump, i cili sapo përfundoi një operacion ushtarak në Venezuelë, deklaroi të dielën se SHBA-ja kishte “nevojë shumë të madhe” për Groenlandën, duke ringjallur frikën nga një pushtim i mundshëm te ish-kolonise daneze, e cila mbetet pjesë e kesaj mbreterie. Ndonese nje territor me autonomi te Gjere, Groenlanda e ka lene politiken e saj te jashtme dhe ate te sigurise ne Duart e Kopenhages zyrtare. Kryeministrja Frederiksen theksoi për televizionin danez TV2 se  “Nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të sulmojnë ushtarakisht një vend tjetër të NATO-s, atëherë gjithçka do të marre fund – përfshirë NATO-n dhe sigurinë që kemi ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri i Grenlandës, iu drejtua Trumpit me një mesazh të drejtpërdrejtë, duke i kërkuar të heqë dorë nga “fantazitë e aneksimit” dhe duke e cilësuar retorikën e SHBA-së si “krejtësisht të papranueshme”. Ai shtoi: “Mjaft. Nuk ka më presion, insinuata apo fantazi për aneksim. Grenlanda është shtëpia dhe territori ynë – dhe kështu do të mbetet.”



Frederiksen tha se qeveria e saj po bën gjithçka të mundshme për të parandaluar një sulm ndaj Grenlandës dhe akuzoi SHBA-në për “presion të papranueshëm”, duke e përshkruar si një “sulm të padrejtë ndaj komunitetit ndërkombëtar”. Mete Frederiksen deklaroi se kishte qene shume e qarte perball Donald Trump si publikisht ashtu edhe privatisht. Komentet e Kryeministres Daneze dhe Kryeministrit te Groenlandes moren mbeshtetjen e Bashkimit Europian. Unioni 27 antetarsh deklaroi se do te vijoje te mbroje integritetin e tij territorial.

Tensionet nderkombetare ne rritje vijne nderkoh qe tre fuqitë e medha globale – SHBA, Kina dhe Rusia  konkurrojnë për dominim e tyre mbi burimet minerale dhe asetet gjeopolitike në Arktik, ndërsa akullnajat ne kte territor po shkrihen.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!