Daniel Godelli ishte pretendent i madh për medalje në Europianin e peshëngritjes që po zhvillohet në Rumani, por për fat të keq nuk pati sukses. Shtangisti nga Peqini u skualifikua nga gara, pasi dështoi në të treja provat në stilin e shkëputjes, duke mos u lejuar të merrte pjesë në stilin tjetër, atë të shtytjes.
Godelli provoi 159 kilogramë që në provën e parë, peshë që do t’i kishte dhënë medaljen e artë në këtë stil, nëse do ta kishte ngritur. Më pas, nuk ia doli as në dy tentativat e tjera. Edhe në stilin e shtytjes mund të pretendonte për medaljen e artë, në peshën deri 77 kilogramë.
Në këtë mënyrë, Shqipëria humbi një kampion Europe potencial, ndërsa Godelli ka fituar disa medalje ndërkombëtare në të kaluarën. Kombëtarja e peshëngritjes, gjithsesi, e ka arritur një sukses të madh në Europian, pasi Briken Calja u shpall kampion absolut i kontinentit, në peshën deri 69 kilogramë./abcnews.al