Dani Olmo zyrtarisht “gjerman”, RB Leipzig e zyrtarizon me 10 “emoji”

schedule12:16 - 25 Janar, 2020

schedule 12:16 - 25 Janar, 2020

Zyrtarisht Dani Olmo është bërë me skuadër të re. Spanjolli është transferuar nga Dinamo Zagreb te RB Leipzig, skuadër me të cilën do të ketë mundësinë të luajë në Champions League. Mesfushori e donte shumë diçka të tillë, pasi synon të bindë trajnerin Luis Enrique për ta marrë në EURO 2020.

Kontrata e Olmo do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2024, ndërkohë që sa i takon shifrave të transferimit, ato janë bërë të ditura prej ditësh në mediat e huaja. Klubi gjerman thuhet se ka paguar rreth 30 milion euro, ndërkohë që 15 milion të tjera kroatët mund t’i përfitojnë në formë bonusesh më vonë.

RB Leipzig ka bërë edhe njoftimin zyrtar për transferimin e Olmo dhe duket qartë që ka shumë ngazëllim për këtë lëvizje, çka e kanë treguar edhe përmes një postimi ku ka shumë “emoji”. /abcnews.al